LAJMI I FUNDIT:

SBASHK kundërshton çdo shtyrje të procesit mësimor

SBASHK kundërshton çdo shtyrje të procesit mësimor
Foto: Arkiv

Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës është shprehur kundër çdo shtyrje të re të fillimit të procesit mësimor. Kështu ka deklaruar për Telegrafin, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

“Jemi kundër çdo shtyrje të re në kuptimin që të mos mbahet fare mësim. Mendoj që nëse IKSHPK dhe MSH e shohin situatën të rënduar dhe të rrezikshme me kthimin e nxënëseve në shkolle atëherë duhet që gjatë kësaj jave dhe MASHTI, DKA-të, prindërit dhe ne të angazhohemi që të gjejmë një formë që të fillojmë vitin shkollor, qoftë edhe në formën online. Deri më 27 do të kemi 18 ditë humbura mësimi dhe kjo shtyrje e re do të na shkaktojë humbje të reja atëherë do të kemi probleme sesi dhe kur ti zëvendësojmë këto ditë mësim”, ka thënë Jasharaj.


Ai ka shtuar se SBASHK kërkon që të gjendet mënyra që me 27 shtator të nis mësimi.

Vitia thotë se IKSHPK-ja ka rekomanduar të vazhdojnë masat për shkollat
Lexo po ashtu Vitia thotë se IKSHPK-ja ka rekomanduar të vazhdojnë masat për shkollat

“Nëse institucionet vlerësojnë që është ende rrezik atëherë të shkohet në versionin tjetër të mësimit online. Nëse IKSHPK e vlerëson se mund të ketë rrezik dhe përhapje të mëdha atëherë ta thonë me kohë këtë gjë në mënyrë që të përgatitet të gjithë për fillim të vitit shkollor në mënyrë online”, u shpreh Jasharaj.

Ndryshe sot gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi, ministri Arben Vitia bëri të ditur se IKSHPK ka rekomanduar që të vazhdojnë masat për shkollat, për shkak të përhapjes së variantit Delta te moshat e reja.

Vitia theksoi se nga e premtja e kaluar kanë filluar diskutimet, sidomos me Ministren Nagavci për hapat që do të marrim.

“Rekomandimet e IKSHPK-së kanë qenë që shkollat duhet të ndërpriten dhe kjo të vazhdohet. Por, jemi duke vazhduar që të bëjmë maksimumin që të respektohen rekomandimet që të merren masat tjera që nuk e dëmtojnë procesin arsimor. Por ne duhet të jemi koshient për rrezikun kur të hapen shkollat, mbi 50 raste kanë qenë fëmijë që nuk kanë qenë të infektuar më herët me rastin Delta. Sistemi arsimor është më i afektuari nga pandemia. Jemi duke diskutuar edhe me MASHTI-n edhe UNICEF-it, ju bëjmë thirrje të vaksinohen edhe prindërit që kur t’i hapim shkollat të mos ketë nevojë të mbyllet, kur të paraqiten raste në shkolla”, tha Vitia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori