Deputetja Arbërie Nagavci në cilësinë e anëtares së Komisionit Parlamentar për Arsim ka paraqitur amendamentin e Ligjit për Buxhetit për vitin 2018 lidhur kërkesën për mjete shtesë me qëllim të realizimit e Kontratës Kolektive të Arsimit të Kosovës, të nënshkruar më 18 prill 2017 e pikërisht lidhur me nenin 35, pika 8 e 9, për pagat jubilare dhe pagat përcjellëse me rastin e pensionit të punëtorëve arsimor, për çka edhe ka kërkuar përkrahjen e kolegëve të saj deputetë në Parlamentin e Kosovës.
SBASHK thotë se kjo kërkesë ishte edhe kësaj sindikate.
Në të njëjtën kohë SBASHK-u shpreh reagim të ashpër ndaj deputetëve të koalicionit qeverisës që nuk e votuan këtë propozim.
“I kujtojmë këta deputetë se kërkesën nga Kontrata për shpërblimin jubilar dhe për tri pagat përcjellëse SBASHK-u po e realizon përmes gjykatave dhe deklarimi juaj JO nuk e ndal këtë angazhim dhe realizimin e kërkesave tona përmes gjykatave, por mos harroni se koha po ik dhe Ju prapë do të kërkoni votën dhe besimin e mësimdhënësve të Kosovës. Kujtojmë deputetët që janë nga koalicioni qeveritar se edhe në Marrëveshjen e nënshkruar më 5 qershor 2017 mes SBASHK-ut dhe Koalicionit PAN, pika e dytë e kësaj Marrëveshje thotë: “Me fitoren e Koalicionit PDK-AAK-NISMA në zgjedhje, Qeveria e re do të angazhohet dhe do të mundësojë zbatimin e plotë të Kontratës së Arsimit, të nënshkruar më 18 prill 2017”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut.
SBASHK-u kërkon nga Kryeministri Haradinaj dhe ministri i Financave Bedri Hamza që të gjejnë mundësi ligjore nga Buxheti rezervë i Kosovës që t’i ndajë këto mjete dhe të plotësohet pika e dytë e Marrëveshjes së 5 qershorit në mënyrë që mësimdhënësit të mos ju drejtohen gjykatave, të cilat edhe kështu janë të stërngarkuara me lëndë gjyqësore.
“Po ashtu kërkojmë nga Qeveria dhe Kryeministri Haradinaj që vendimi për rritjen e pagave në sektorin publik të jetë vendim me një rritje dinjitoze, e në proporcion me rritjen e fundit të pagave të qeveritarëve e jo rritje simbolike dhe aq e ulët, siç është paralajmëruar” thuhet në fund të reagimit të SBASHK-ut.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova