Sateliti i parë prej druri në botë, i ndërtuar nga studiues japonezë, është nisur në një test të hershëm për në hapësirë , për eksplorimin e Hënës dhe Marsit.
LignoSat, i zhvilluar nga Universiteti i Kiotos dhe ndërtuesi i shtëpive Sumitomo Forestry, do të fluturojë drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës dhe më vonë do të lëshohet në orbitë rreth 400 kilometra mbi Tokë.
I emëruar sipas fjalës latine për “dru”, LignoSat me madhësi të pëllëmbës ka për detyrë të demonstrojë potencialin kozmik të materialit të rinovueshëm ndërsa njerëzit eksplorojnë jetesën në hapësirë, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
“Me lëndën drusore, një material që mund ta prodhojmë vetë, do të jemi në gjendje të ndërtojmë shtëpi, të jetojmë dhe të punojmë në hapësirë përgjithmonë”, tha Takao Doi, një astronaut që ka fluturuar në Space Shuttle dhe studion aktivitetet hapësinore njerëzore në Universitetin e Kiotos.
Bëhet e ditur se me një plan 50-vjeçar për mbjelljen e pemëve dhe ndërtimin e shtëpive prej druri në Hënë dhe Mars, ekipi i Doi vendosi të zhvillojë një satelit druri të certifikuar nga NASA për të provuar se druri është një material i shkallës hapësinore.
“Aeroplanët e hershëm të viteve 1900 ishin prej druri”; tha profesori i shkencave pyjore të Universitetit të Kiotos, Koji Murata.
“Një satelit prej druri duhet të jetë gjithashtu i realizueshëm”, shtoi ai.
Sipas Muratas, druri është më i qëndrueshëm në hapësirë sesa në Tokë, sepse nuk ka ujë apo oksigjen që do ta kalbë ose do ta ndezë atë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kina paralajmëron se është e gatshme për "çfarëdo lloj lufte" me SHBA-në - pasi Trump vendosi tarifat tregtare

Supremja 'godet' administratën Trump - urdhëron t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja

Ukraina dhe SHBA bien dakord për të zhvilluar një takim të ri

As Trump nuk po mund të ndal ngritjen e çmimit të vezëve - Sekretarja e Bujqësisë ka një zgjidhje për këtë

Pesë krimet më të rënda të luftës që Rusia dyshohet t’i ketë kryer në Ukrainë

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi