LAJMI I FUNDIT:

Sassoli: Shqipëria meriton hapjen e negociatave me BE-në

Sassoli: Shqipëria meriton hapjen e negociatave me BE-në

Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë hapjen e negociatave me BE-në.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë hapjen e negociatave me BE-në. Një pikë e fortë e Shqipërisë është legjislacioni mbi energjinë. Do të ishte mirë që metodologjia të ishte e qartë për të bërë detyrat. Shqipëria po bën një punë shumë të rëndësishme e të dobishme për vendin. Kemi vetëm një objektiv, të pajtohet hapësira gjeografike me atë politike”, u shpreh kreu i PE.

Ndërsa, kryeministri Rama tha se duhet ndryshim metodologjie, por pavarësisht se nuk u hapën negociatat puna vijon, dhe paketë “Anti-KÇK” është provë e kësaj gjëje.


“Qëndrimi i Macron është ai që kam thënë disa herë, duan ndryshim metodologjie. Paketa ‘Anti-KÇK’, prova që pavarësisht se nuk u hapën negociatat, puna jonë vijon njësoj. Ne e meritonim hapjen e negociatave, por ‘Jo’ e dhënë, nuk ka lidhje me ne. Vijon pastrimi i pallatit të drejtësisë. Tani kemi mekanizmat e parë të Reformës në Drejtësi. Diskutimet e brendshme të BE-së nuk varen nga ne. Ne po përpiqemi të hyjmë në këtë familje, po vijojmë të bëjmë punën tonë. Asnjë vend nuk ka bërë më shumë se ne përpara se të çelte negociatat”, tha Rama. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori