SASHK-u paralajmëron veprime radikale në Çair, Tetovë, Tearcë e Gostivarë nëse nuk paguhen rrogat e mësimdhënësve

Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) ka paralajmëruar hapa radikale nëse nuk do të paguhen rrogat e muajit dhjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për të punësuarit në shkollat fillore e të mesme, dhe në çerdhet në Çair, Tetovë, Gostivarë, e Tearcë, të cilët nuk kanë marrë rrogat e tyre.
Sindikata thotë se për shkaqe politike dhe përplasje interesash në këshillat komunal të komunave në fjalë, nuk është miratuar buxheti, rrjedhimisht nuk janë paguar as rrogat.
SASHK-u kërkon nga organet përgjegjëse që të ndërmarrin hapa për ta zgjidhur këtë çështje./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/01/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































