Sasa flet pas daljes nga BBVK: Nuk u pendova

Ish‑banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Sasa Hoda, vendosi mbrëmë gjatë spektaklit live të largohet vullnetarisht nga shtëpia e BBVK.
Gjatë emisionit, ajo foli për vendimin e saj dhe arsyet që e shtynë të marrë këtë hap.
Ndërsa e ftuar në Big Talk, ajo u shpreh: “Nuk po mërzitem, po e shijoj daljen. Jo, nuk u pendova, sepse nuk jam tip që pendohem. Gjërat i mendoj shumë mirë para se t’i bëj”, tha Sasa, duke shtuar se vendimi ishte rezultat i reflektimit dhe i gjendjes brenda shtëpisë.

Ajo theksoi se ambienti brenda shtëpisë ka ndikuar në zgjedhjen e saj për t’u larguar, duke e bërë të ndjehej se nuk mund të vazhdonte më në garë. Largimi i saj u prit me mirëkuptim nga banorët e tjerë, ndërsa fansat e spektaklit reaguan me mbështetje për vendimin e saj.
Sasa Hoda ishte një nga banoret më të dashura dhe largimi i saj vjen si një moment emocional për spektaklin dhe për ndjekësit e tij. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com


























































