Gjigantët e Serie A, Juventusi janë duke planifikuar që t’i shesin katër lojtarët prej të cilëve do të përfitonin hiq më pak se rreth 250 milionë euro. 

Drejtori sportiv i Juves, Fabio Paratici e di që nuk mund të bëjë transferime në janar, por duket të mendojë më shumë për largimet.


Ai mendon që t’i largojë katër lojtarë që nuk janë në planet e Maurizio Sarrit, duke i shpëtuar kështu 250 milionë euro për disa vite.

sarri Maurizio Sarri (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

I pari që do të largohet që në janar është sulmuesi Mario Mandzukic, që është i lidhur me një kalim te Manchester United.

Kroati nuk është i vetmi që mund të largohet në janar, pasi që drejt Anglisë mund të shkojë edhe Emre Can.

Emre Can Mandzukic

Anësori Marko Pjaca dhe portieri Mattia Perin, janë po ashtu të lidhur me një largim.

perin01

Juventusi i ka llogaritur pagat e tyre deri në fund të kontratave dhe parat që do t’i fitonte nga shitja, ku del një shumë e konsiderueshme që do të kurseheshin. /Telegrafi/

telegrafi sport app