LAJMI I FUNDIT:

Sarri kërkon fitore në finale ndaj Napolit – fton 27 futbollistë, në mesin e tyre edhe shqiptari Vrioni

Sarri kërkon fitore në finale ndaj Napolit – fton 27 futbollistë, në mesin e tyre edhe shqiptari Vrioni

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të finales së Kupës së Italisë, ku skuadra e tij do të takohet me Napolin.

Ai ka thënë se acarohet shumë kur i thonë se nuk ka fituar ende asgjë në Itali, ndërsa ka rreshtuar sukseset që ka pasur ndër vite.

“Kam ngjitur tetë skuadra një kategori më lart, por e di që janë shumë pak për ata që flasin për tituj si Liga e Kampionëve dhe kampionati. Nuk më intereson kundërshtari që kam përballë, por vetëm skuadra ime, pasi dua që ta fitojmë atë trofe”, ka thënë fillimisht Sarri.


Sarri e vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, duke thënë që ekipe si Interi e Barcelona ka pasur vështirësi me ta.

“Napoli mbrohet shumë mirë mbrapa dhe kërkon të dalë në kundërsulm. Kur rrinë mbrapa janë shumë solidë dhe më pas dalin shumë shpejt, pasi kanë lojtarë të përshtatshëm për kundërsulm. Duhet të bëjmë shumë kujdes, pasi kështu na kanë mundur neve, Interin dhe Barcelonën”.

“Në sulm do të luajnë Ronaldo, Dybala dhe Douglas Costa, pasi nuk kemi një sulmues me karakteristike për të luajtur në majë të repartit”, ka thënë Sarri.

Juventusi e ka publikuar edhe listën e lojtarëve që janë ftuar për ndeshjen me Napolit, ku figurojnë 27 të tillë, në mesin e tyre edhe sulmuesi shqiptar Giacomo Vrioni.

Ndeshja mes Juventusit dhe Napolit zhvillohet në “Stadio Olympico” të Romës  dhe fillon në ora 21:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Kalo në kategori