I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka deklaruar se do të ketë një shtytje të re në dialogun Kosovë-Serbi, pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator. Pak ditë para vizitës së pesëshes evropiane dhe amerikane në Kosovë dhe Serbi, emisari gjerman ka kërkuar agjendë të qartë për de-përshkallëzimin e situatës në veri dhe zbatimin e marrëveshjes së Brukselit si dhe asaj të Ohrit.
Sarrazin ka thënë se Gjermania dhe Bashkimi Evropian kanë pritshmëri të qarta nga Serbia që të mbajë përgjegjës autorët e sulmit të 24 shtatorit në veri.
Ai ka nënvizuar nevojën që palët të jenë më konstruktive dhe pozitive në procesin e dialogut.
“Unë mendoj se duhet të përpiqemi të kemi nga njëra anë agjendën e de-përshkallëzimit. Ajo është e përshkruar qartë nga incidentet e muajit maj dhe tani kemi disa çështje të pazgjidhura, por veçanërisht tani ato janë pritshmëri të qarta nga Bashkimi Evropian për atë çfarë do të japë Serbia për de-përshkallëzimin, veçanërisht në lidhje me mbajtjen përgjegjës të autorëve të sulmit të 24 shtatorit”.
“Nga ana tjetër, ne besojmë fuqimisht se nuk është ide e mirë të fokusohemi vetëm në de-përshkallëzimin, në të njëjtën anë, ne duhet gjithashtu të përpiqemi që marrëveshja e Ohrit të zbatohet përsëri, dhe të bëjmë një shtytje të mëtejshme për të marrë përsëri rezultatin e përgjithshëm pozitiv atje. Dhe kjo është ajo që mund të prisni nga Gjermania dhe nga Bashkimi Evropian, që edhe tani, dhe veçanërisht tani, do të përpiqemi të bëjmë një shtytje të re për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit në terren nga të dyja palët, dhe ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të jenë konstruktive dhe pozitive në këtë proces”, është shprehur Sarrazin për KosovaPress.
Pavarësisht sulmit terrorist në veri, emisari gjerman ka thënë se marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit janë ligjërisht ende funksionale, mirëpo nevojitet një ripërkushtim politik i Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e tyre.
“Dua të them ligjërisht ajo [marrëveshja] ende funksionon, por natyrisht politikisht është e qartë se ne kemi nevojë për një ripërkushtim ndaj [marrëveshjes] Ohrit dhe kjo mund të bëhet duke e zbatuar atë, duke dorëzuar një udhërrëfyes zbatimi, dhe duke ardhur hap pas hapi në ekzekutimin e [marrëveshjes] Ohrit, të themi ashtu. Dhe kjo është ajo që ne duam të shohim tani… Mendoj se është e nevojshme të bëhet një shtysë e re, dhe është e nevojshme që Bashkimi Evropian të përpiqet t’i shërbejë edhe dialogut. Sidomos pas asaj që ndodhi në Banjskë”, ka theksuar ai.
Krahas kësaj, Sarrazin ka folur edhe për Samitin e Procesit të Berlinit, i cili u mbajt më 16 tetor në Tiranë.
Ai ka thënë se Procesi i Berlinit do të jetë aktivisht në rajon për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Procesi i Berlinit është duke u përpjekur të jetë në rajon dhe në një kohë shumë të vështirë është mirë të shohësh që të gjashtë [vendet] po bashkohen dhe do të kemi rezultate që duhen treguar, nënshkrimi i marrëveshjeve, kjo është një ditë e mirë për Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Sarrazin.
Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak i shoqëruar nga këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të udhëtojnë të shtunën më 21 tetor në Kosovë dhe Serbi, për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Krahas Lajçakut në këtë vizitë do të jenë edhe Emanuel Bonne, këshilltar për siguri dhe politikë të jashtme i presidentit të Francës , ai i kancelarit gjerman, Jens Plotner, dhe i kryeministres së Italisë, Francesco Talo. Po ashtu, do të jetë në delegacion edhe i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Për herë të fundit Kurti dhe Vuçiq, ishin takuar në një takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut, më 14 shtator në Bruksel. Aty kishin shfaqur mospajtimet për planin e sekuencimit të zbatimit të marrëveshjeve. Për këtë, BE-ja ia kishte lënë përgjegjësinë palës kosovare.
Kosova e akuzoi Serbinë se është prapa sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, përmes të cilit ka tentuar të aneksojë veriun e Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë