LAJMI I FUNDIT:

Sarrazin: Maqedonia e Veriut më në fund mund t’i fillojë negociatat për anëtarësim për të cilën po punohet që 17 vjet

Sarrazin: Maqedonia e Veriut më në fund mund t’i fillojë negociatat për anëtarësim për të cilën po punohet që 17 vjet

Gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas janë ruajtur me propozimin francez për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, thotë përfaqësuesi special gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili sot ndodhet në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

E gjithë qeveria federale e Gjermanisë dhe unë personalisht, tha ai, avokojmë që perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor të jetojë në mënyrë aktive.


Maqedonia e Veriut, sipas tij, në ditët në vijim mund të japë një kontribut të rëndësishëm që e gjithë kjo perspektivë të jetësohet duke e pranuar propozimin.

“Kur e pashë atë që shkruhet në dokumentin e fundit, siç e lexova, është vërtet një kompromis dhe edhe një herë janë marrë parasysh kërkesat e qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe mendoj se kjo është një shenjë se Evropa mund të punojë këtu. Një kompromis nuk është kurrë perfekt, mendoj se të gjitha palët e shohin kështu, por ky propozim parashikon që procesi i negociatave të anëtarësimit të fillojë menjëherë pas pranimit të kësaj marrëveshjeje pa vonesa të mëtejshme dhe pa mundësi ngërçesh.

Maqedonia e Veriut më në fund mund të fillojë negociatat e anëtarësimit, për të cilat punohet këtu për 17 vjet”, tha Sarrazin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori