Ambasadori i Italisë në Kosovë, Pierro Cristoforo Sardi, deklaroi sonte me rastin e festës kombëtare të vendit të tij, se Italia mbështet integrimin dhe perspektivën evropiane të Kosovës dhe inkurajon atë që në mënyrë aktive të vazhdojë rrugën e saj në këtë drejtim.
Në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Italisë në vendin tonë morën pjesë drejtues të lartë të institucioneve të vendit, korit diplomatik dhe mysafirë të shumtë të ftuar.
Diplomati italian tha se qe nga viti 1999 dhe nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në 2008, ka arritje të theksuara në rrugën e stabilizimit politik, zhvillimit ekonomik dhe konsolidimit institucional, ndërsa shtoi se ka ende punë në forcimin e sundimit të ligjit.
“Ne ndërkombëtarët mund të insistojmë dhe të inkurajojmë, por nuk mund të zëvendësojmë përkushtimin ndaj përpjekjeve tuaja. Kosova duke arritur pavarësinë dhe lirinë e saj, e cila duhet të përmbushet me punësimin dhe lirinë për kategoritë tjera të shërbimeve sikurse janë arsimi dhe çështjet sociale. Si mik i Kosovës, Italia mbështetjen plotësisht integrimin dhe perspektivën evropiane, dhe inkurajon Kosovën që në mënyrë aktive të vazhdojë rrugën e saj me vendosmëri të sigurt”, tha Sardi, raporton kp.
Sa i përket dialogut me Serbinë, ambasadori italian theksoi se janë esenciale negociatat me ndërmjetësimin e BE-së për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, për të cilën shfaqi shpresën se do të arrihet duke respektuar vlerat evropiane për siguri dhe stabilitet në rajon.
“Marrëveshja dhe normalizimi do të ishte kruciale për Kosovën dhe Serbinë për të avancuar në rrugën e tyre evropiane. Për Kosovën po ashtu është me rëndësi që institucionet shtetërore të koordinojnë çështjet që kanë të bëjnë me dialogun. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës të vazhdojnë tutje”, tha ai.
Ndryshe, më 2 dhe 3 qershor 1946 u mbajt referendumi institucional i shpallur për votim të përgjithshëm, me të cilin italianët thirreshin në kutitë e votimit për t’u shprehur mbi formën e qeverisjes që donin t’i jepnin vendit pas rënies së fashizmit, monarki apo republikë.
Pas 85 vitesh mbretëri, me 12.718.641 vota pro dhe 10.718.502 kundër, Italia bëhet Republikë dhe monarkët e shtëpisë së Savojës emigrojnë.
Italia është një ndër vendet e para që ka njohur Pavarësinë e Kosovës menjëherë pas shpalljes së saj në shkurt 2008 dhe ka lidhur marrëdhënie diplomatike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale