Sara Hoxha shfaqet në formë të mrekullueshme në setin e fundit fotografik

Sara Hoxha ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e saj më të fundit nga jugu i Shqipërisë.
E veshur me një set në ngjyrë të verdhë të ndezur, të kombinuar me bikini bardhë e zi me print gjeometrik, ajo ka sjellë një atmosferë të gjallë verore dhe elegancë natyrale.
Ky set, i cili ka qenë një nga më të kërkuarit nga ndjekësit e saj, është rikthyer pikërisht për shkak të kërkesave të shumta, siç ka zbuluar vetë Sara në mbishkrimin e postimit.

Fotografitë, të realizuara si në ambientin e brendshëm të një hoteli luksoz, ashtu edhe në ballkon me pamje mahnitëse nga deti, nxjerrin në pah jo vetëm stilin e saj të rafinuar, por edhe aftësinë për të përcjellë një frymë relaksi dhe luksi në të njëjtën kohë.
Kombinimi i ngjyrës së verdhë diellore me sfondin blu të detit ka krijuar një kontrast vizual të mrekullueshëm, duke e bërë këtë paraqitje një tjetër moment të paharrueshëm në stilin dhe imazhin e saj publik. /Telegrafi/

































































