LAJMI I FUNDIT:

Sapo u lansua, Buggati Divo së shpejti me rival (Foto)

Sapo u lansua, Buggati Divo së shpejti me rival (Foto)

Pas një kohe të gjatë, më të fund patëm mundësinë ta shohim hiper-makinën Divo, ndërsa menjëherë mësojmë për rivalin që do ta ketë

Divo është hiper-makina e fundit nga gjiganti francez, që është pritur me padurim nga entuziastët, transmeton Telegrafi.


Megjithëse vetëm sa është lansuar, Bugatti ka bërë të ditur se do ta lansojë versionin Divo Sport, që do ta ketë si një konkurrent të brendshëm.

Derisa Divo kushton gjashtë milion dollarë dhe është prodhuar ën vetëm 40 njësi, të cilat besohet se janë shitur deri më tani, versioni sportiv është shumë i lirë. Mbase edhe më i lartë në numër.

Raportohet se Bugatti Divo Sport do të kushtojë 3.2 milionë euro, që është gati sa gjysmë e hiper-makinës së lansuar së fundmi.

Pritet të trashëgojë shumë nga paraardhësi, megjithëse nuk do të prodhojë 1,479 kaujfuqi, ndërsa ka peshë të përgjithshme shumë më të rëndë.

Në të njëjtën kohë, thuhet të arrijë shpejtësi të lartë, si dhe të zë kthesat me po të njëjtën shkathtësi si Divo. Bugatti nuk ka dhënë specifika tjera, vetëm se këtë version do ta shohim shumë shpejtë. /Telegrafi/