Tuttosport raporton se Juventusi është shumë pranë transferimit të Jadon Sancho nga Manchester United, me shitjet e Samuel Mbangula dhe Timothy Weah, që janë shumë afër destinacioneve të reja, që do të siguronin fondet e nevojshme për këtë operacion.

Mbangula pritet të transferohet te Werder Bremen për një shumë prej 13 milionë eurosh.


Anësori belg u ble për vetëm 400 mijë euro nga Anderlecht në vitin 2020, dhe kjo do t’i sjellë Juventusit një fitim të madh kapitali. Testet mjekësore pritet t’i kryejë gjatë kësaj jave.

Ndërkohë, Weah është shumë pranë kalimit te Olympique Marseille. Marrëveshja është në fazën përfundimtare dhe pritet të kapë shifrën e 15 milionë eurove. Sulmuesi amerikan tashmë ka arritur akordin personal me klubin francez.

Largimet e Mbangulas dhe Weah do t’i sigurojnë Juventusit mbi 25 milionë euro, të cilat do të përdoren për të mbyllur marrëveshjen me Manchester United për Sancho.

Sipas Tuttosport, drejtori i Juventusit, Damien Comolli, dëshiron që transferimi të përfundojë para datës 24 korrik – kur skuadra nis fazën përgatitore.

Agjenti i Sanchos tashmë ka qenë në Torino dhe ekziston një marrëveshje në parim mes palëve. Tani topi është në fushën e Juventusit për ta zyrtarizuar këtë goditje të madhe. /Telegrafi/

telegrafi sport app