LAJMI I FUNDIT:

Samsung publikon Android 10 për modelet Galaxy S10

Samsung publikon Android 10 për modelet Galaxy S10

Samsung ka nisur përditësimin Android 10 bazuar në One UI 2.0 për seritë Galaxy S10.

Në fillim të javës Samsung publikoi axhendën e përditësimeve të Android 10 për vende të ndryshme.


Sipas axhendës, Galaxy S10 dhe Note 10 do të kalonin në Android në janar të vitit 2020.

Por, çuditërisht sajti SamMobile raportoi se Samsung ka nisur përditësimin Android 10 bazuar në One UI 2.0 për seritë Galaxy S10.

Përditësimi tashmë po ofrohet në Gjermani dhe vetëm për ata që kanë qenë pjesë e versioneve beta One UI 2.0. përditësimi i ri është 140MB.

Nëse keni instaluar versionet beta të Galaxy S10, S10+ dhe S10e, atëherë duhet të kontrolloni për përditësimin manualisht në Settings > Software update.

Vetëm nëse përditësimi është dërguar aksidentalisht, presim që së shpejti të bëhet i disponueshëm në SHBA, Francë, Indi, Poloni, Korenë e Jugut, Spanjë dhe Britani.

Mbetet për tu parë nëse Samsung do të dërgojë përditësimin edhe për ata që s’kanë qenë pjesë e versioneve beta. /PCWorld Albanian

Në trend Teknologji

Më shumë
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
Si e ndryshoi teknologjia botën gjatë 50 viteve të fundit?

Si e ndryshoi teknologjia botën gjatë 50 viteve të fundit?

Teknologji
“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230

Teknologji
Kalo në kategori