LAJMI I FUNDIT:

Samsung lanson modelin premium – Chromebook Plus

Samsung lanson modelin premium – Chromebook Plus

Muajin e kaluar në CES Show 2017 në Las Vegas, Samsung prezantoi dy modele të reja të Chromebook premium.

Nëse jeni në SHBA dhe doni të merrni në duart tuaja modelin më të ri dhe cilësor të Chromebook Plus, duhet ta dini se i njëjti tani është në dispozicion me çmimin prej 449 dollarëve.


Laptop i formatit 2-në-1 vjen me një grup mjaft të mirë të specifikimeve në bord, duke shfaqur ekranin me 12.3-inç me rezolucion prej 2400 x 1600 pikselëve.

Në këtë model vjen edhe procesori me 2GHz Hexa-core, 4GB RAM, 32GB eMMC memorie, folës stereo, mikrofona të dyfishtë, një kamerë në 720p, dhe një bateri me 5140 mAh.

Opsionet e lidhjes me rrjet përfshijnë dy USB Type-C, dual-band Wi-Fi ac / b / g / n, Bluetooth 4.0, dhe një port të kufjeve. Konsumatorët e interesuar në këtë model mund ta marrin atë përmes Best Buy dhe Amazon.