Samsung Electronics njoftoi sot se ka ruajtur renditjen në vendin e gjashtë në listën “Brandet më të Mira Globale” të Interbrand me një vlerë brandi prej 61.1 miliardë dollarë – duke arritur një rritje prej dy përqind të vlerës së brandit.
Faktorët kryesorë që luajtën një rol kritik në rritjen e Samsung ishin:
– Lançimi i vazhdueshëm i produkteve inovative që i përshtaten stilit të jetës, trendeve dhe nevojave të reja të konsumatorëve, duke përfshirë frigoriferin BESPOKE, Sero TV dhe Galaxy Fold
– Potenciali i fortë i rritjes i bazuar në teknologjitë e ardhshme të inovacionit përfshirë 5G, AI, IoT dhe biznesin e automjeteve.
– Pozicioni numër një në botë në tregun e gjysmëpërçuesve të memories dhe udhëheqjen e teknologjisë në industri
Samsung ka vazhduar me lançimet e suksesshme të serisë Galaxy. Kompania drejtoi industrinë në kategorinë e palosshme të smartfonëve duke lançuar Galaxy Fold dhe vazhdoi përpjekjen e saj për të qenë pranë konsumatorëve me tregimin e markës së Samsung “Bëj atë që nuk mund të bësh”. Ekranet vizuale, udhëheqëse të tregut për 13 vjet rresht, jo vetëm që ofruan përvoja të reja shikimi për konsumatorët përmes ekraneve QLED 8K dhe mikro LED, por gjithashtu reflektuan më tej stilin e jetës së konsumatorëve me prezantimin e The Sero, The Frame dhe The Serif. Në tregun e pajisjeve dixhitale, Samsung ka ruajtur pozicionin e tij drejtues si tek frigoriferë ashtu edhe në makinat larëse dhe vazhdon të lançojë produkte të reja inovative me përfitime të diferencuara të konsumatorit, siç është edhe BESPOKE.
Duke drejtuar teknologjinë e përparuar 5G, Samsung lançoi smartphone-in e tij të parë 5G. Teknologjia e tij 5G gjithashtu mban një rol të rëndësishëm në bërjen e Inteligjencës Artificiale dhe teknologjisë IoT më të prekshme dhe të realizueshme. Ajo gjithashtu ka përshpejtuar epokën autonome të automjeteve me shpejtësinë e saj të pakrahasueshme.
Gjysmëpërçuesit e memories Samsung përforcuan praninë e tyre në treg këtë vit duke filluar prodhimin në masë të DRAM-it të parë 12 gigbabit (Gb) LPDDR5 të industrisë dhe gjeneratës së gjashtë V-NAND. Për më tepër, Samsung ka investuar vazhdimisht në kërkim dhe zhvillim dhe ka zgjeruar fabrikat e prodhimit të sistemeve gjysmëpërçuese.
Udhëheqja e tregut dhe investimet në inovacion të Samsung gjithashtu kontribuan në vlerësimin e suksesshëm të këtij viti. Investimet e kompanisë nuk ishin të kufizuara në kërkim dhe zhvillim brenda vendit, por gjithashtu përfshinin përpjekje për të zgjeruar ekosistemin e produkteve të saj përmes partneriteteve strategjike, si dhe investime në startup-e që kanë kultivuar mundësi të reja biznesi në një larmi fushash, përfshirë industrinë automobilistike.
“Jemi të emocionuar që përpjekjet tona të vazhdueshme për të siguruar risi domethënëse që kënaqin konsumatorët dhe i ndihmojnë ata të jetojnë jetë më të mirë janë vlerësuar,” tha YH Lee, Drejtor i Marketingut në Samsung Electronics. “Për të përforcuar më tej brandin tonë, ne do të vazhdojmë të mësojmë nga konsumatorët tanë, si dhe të udhëheqim ndryshime në shoqëri përmes inovacionit, në mënyrë që të gjithë të mund të lulëzojmë së bashku. ”
Pas shpalljes së njoftimit për Brandet më të Mira Botërore të Interbrand të këtij viti, samiti i Brandeve në të Mira Globale do të mbahet në New York City më 23 tetor.
Rritja e Vlerës së Brandit të Samsung Electronics
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMark Zuckerberg thotë se ai është një adhurues i madh i telefonave inteligjentë Samsung
Hakerët vjedhin të dhënat e përdoruesve të Activision
Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë
Turqia bllokon Twitter dhe YouTube
OpenAI prezanton agjentin e parë me Inteligjencë Artificiale, 'Operator' - cili do të jetë funksioni i tij?
Si ta fshini veten nga interneti me vetëm një klikim?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve