I ftuar në Samitin Rajonal të Transportit që mbahet në Tiranë, Kryeministri Edi Rama foli për projektet infrastrukturore që lidhin vendet e Ballkanit Perëndimor.
Rama tha gjithashtu se iniciativa e Ballkanit të Hapur garanton liritë jetike për zgjidhjen e konflikteve në rajonin tonë dhe më gjerë.
Në fjalën e tij në samit, Kryeministri theksoi edhe një herë mbështetjen e tij për këtë nismë, në të cilën deri tani janë përfshirë vetëm Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova jo.
“Është një ditë që nis këtu sot me transportin, sigurinë e rrugëve, qëndrueshmërinë e zhvillimit të gjithë sistemit tonë të transportit dhe që vazhdon më pas për mua në Ohër me një tjetër samit të Ballkanit të Hapur, në funksion të ecjes sa më shpejt drejt realizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve, të mallrave, të kapitaleve, të shërbimeve dhe jetësimit sa më shpejt në këtë rajon të katër lirive të Bashkimit Evropian. Këto 4 liri të lëvizjes së Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor janë pas asnjë diskutim ajo çka për ne është jetike, ajo çka për sigurinë në këtë rajon është jetike, ajo çka për paqen dhe për zgjidhjen e konflikteve në këtë zonë të Evropës është jetike”, tha Rama në fjalën e tij.
“Nuk dua të zgjatem me projektet, por më vjen mirë që sot ne kemi hyrë dhe në një fazë tjetër edhe falë planit evropian të investimeve, planit ekonomik të investimeve edhe falë rritjes së mbështetjes së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe të vetë Bankës Evropiane të Investimeve, edhe falë një sinergjie shumë më të madhe brenda për brenda rajonit dhe një kuptimi shumë të thellë dhe shumë konkret të domosdoshmërisë për të bashkuar të gjitha këto forca në funksion te së ardhmes,” ka shtuar Rama.
“Ne jemi në një fazë të avancuar tanimë të punës për Korridorin Blu, një nga segmentet e këtij korridori është tanimë në rrugën e ndërtimit. Segmentet e tjera janë në fazën përfundimtare të daljes në tender ndërkombëtar dhe jemi shumë besimplotë që në harkun e këtij mandati të tretë qeverisës, ne do të shikojmë shumë frutat e këtij kantieri shumë të madh dhe mbase jo krejt përfundimin e këtij aksi kaq të rëndësishëm”, theksoi kryeministri.
“Shpresoj shumë që Bashkimi Evropian të mbështesë Malin E zi sepse nëse segmenti që lidh Kroacinë me Shqipërinë përmes Malit të Zi për ta finalizuar Korridorin Blu do të mbetet i pazhvilluar njëkohësisht, atëherë sigurisht një pjesë e kuptimit e këtij korridori si një korridor i sistemit evropian të transportit do të humbasë”, tha Rama.
“Nga ana tjetër, na vjen shumë mirë që Korridori 8 ka hyrë në agjendën e diskutimeve dhe së bashku me Maqedoninë e Veriut, me qeverinë e Maqedonisë së Veriut, ne jemi të koordinuar dhe shpresojmë shumë që edhe për këtë projekt që nënkupton praktikisht një kantier në të dyja anët e kufirit, mbështetja e planit ekonomik të investimeve dhe institucioneve financiare nuk do të mungojë dhe as do të vonojë”, tha në përfundim të fjalës Rama.
Këtë të martë nisin punimet e Samitit të radhës në kuadër të nismës Ballkani i Hapur, që do të zhvillohet këtë herë në Ohër.
Samitit i paraprin një darkë pune e përbashkët e liderëve dhe delegacioneve. Puna e samitit nis paraditen e së mërkurës dhe do të përqendrohet te turizmi dhe kultura, për të cilat do të mbahen dhe dy seanca plenare. Mbi këto sektorë do të nënshkruhen dhe një sërë marrëveshjesh të përbashkëta.
Liderët e Open Balkan do të mbajnë dhe një konferencë për mediat në orën 13:35 të ditës së mërkurë. Në këtë samit përveç 3 bashkë themelueseve, Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, do të marrin pjesë si vëzhguese dhe Bosnje-Hercegovina me përfaqësues të saj dhe Mali i Zi, me kryeministrin Dritan Abazoviç. Kosova nuk ka pranuar të marrë pjesë në këtë takim. /A2 CNN/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-voton-780x439.jpg)
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
![KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/votimi-diaspora-e1739044983494-780x439.jpg)
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi