LAJMI I FUNDIT:

Samiti i Berlinit tërheq vërejtjen për një dakordim mes liderëve

Samiti i Berlinit tërheq vërejtjen për një dakordim mes liderëve

Mungesa e koordinimit dhe një gjuhe të përbashkët mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, po konsiderohet të jetë shkaktare e një dëmi të madh për Kosovën në Samitin e Berlinit që u mbajt dje.

Ndërsa rolin më negativ në këtë mes e ka presidenti Thaçi me idenë e tij për korrigjim të kufirit me Serbinë.


Kështu u tha të martën gjatë një tryeze të organizuar nga GLPS, ku morën pjesë shefat e grupeve parlamentare, ku diskutuan për kahjen dhe pritshmëritë nga dialogu Kosovë-Serbi pas takimeve në kuadër të samitit franko-gjerman në Berlin. Aty u tha se është mirë që më në fund, Samiti i Berlinit shërbeu për tërheqjen e vërejtjes për dakordancë.

Përparim Kryeziu nga GLPS tha se analiza ka për synim diskutimin dhe interpretimin e vendimeve të Qeverisë të Kosovës për vënien e tarifës dhe idenë për korrigjimin e kufirit, që i sheh si pengesa të dialogut parë nga perspektiva e Brukselit.

Sa i përket Samitit të Berlinit Kryeziu tha se ky i fundit, po dëshmon se Gjermania dhe Franca kanë filluar të luajnë rolin kyç në këtë proces, duke shprehur në këtë mënyrë një mosbesim ndaj Brukselit.

Të gjitha lajmet rreth Samitit të Berlinit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Samitit të Berlinit

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se nuk do të ngutej ta quante Samitin e Berlinit si mosbesim ndaj Brukselit, pasi ky samit sipas tij, ka arritur t’i qetësojë gjakrat e dy liderëve, atij të Kosovës dhe atij të Serbisë, se vetëm përmes dialogut do të arrihet një marrëveshje.

Sipas tij, presidenti i vendit Hashim Thaçi ka luajtur rolin më negativ në këtë fazë në të cilën ndodhet procesi i dialogut.

Për këtë, ai tha se për sa kohë që Thaçi luan rol kyç, dialogu me Serbinë duhet të evitohet. Ai theksoi se përfaqësimi i Kosovës në këtë samit nuk ishte i denjë dhe serioz, teksa e quajti dëshpërues fjalimin e Thaçit në takimin e djeshëm.

“Besoj se duhet ta vlerësojmë rolin e Gjermanisë dhe Francës në këtë proces. Nuk do të isha ngutur ta quaj mungesë të besimit ndaj Brukselit, por si një momentum të ri. Besoj se dinamika e brendshme në Kosovë, pamundëson një dialog substancial. Përveç dallimeve pozitë -opozitë ne kemi parë edhe dallime brenda koalicionit. Rolin më negativ në këtë proces e ka luajtur presidenti, me idenë për korrigjim të kufirit. Duhet te pranojmë se dëmi është bërë, ka krijuar pasiguri sociale në vend dhe në konsolidimin e shtetësisë të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ne jemi të interesuar të kemi marrëveshje me Serbinë, por nuk është jetike të arrijmë një marrëveshje”, tha ai.

Shefi i GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se dëmi më i madh në Samitin e Berlinit është diskordinimi i përfaqësuesve të Kosovës në këtë takim. Sipas tij, paqëndrueshmëria politike në Kosovë, e bën të domosdoshme që qytetarët e Kosovës të instalojnë një konstilacion të ri të shtetit.

“Kjo e ka dëmtuar Kosovën, pasi nuk ka ndodhur që në një takim të nivelit kaq të lartë, Kosova të përfaqësohet me dy zëra krejt të ndryshëm. Në njërën anë presidenti me idenë e tij për korrigjim të kufirit, dhe në anën tjetër me kryeministrin i cili deklarohet kundër presidentit, në vend se të dalin me një zgjidhje, kjo është një dëm shumë i madh. Kjo sidomos për presidentin, i cili ka vendosur pikëpyetje për shtetin tonë. Ky Samit më është dukur ndër samitet e pakta botërore, ku të gjithë ishin të pakënaqur. Merkel mu duk se ishte e pakënaqur me presidentin tonë, e Macron i pakënaqur me kryeministrin tonë. Ndërsa presidenti jonë, u duk i pakënaqur me të dy këta”, u shpreh ai.

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të Nisma-s, Bilall Sherifi, tha se pjesa e diskutimit të Samitit të Berlinit ku flitet çka tha ai apo ky, përbën thashetheme. Sipas tij, marrëveshja duhet të jetë e drejtë ose të mos bëhet fare.

“Ajo çka përbën mesazh është deklarata zyrtare që palët janë pajtuar për të vazhduar dialogun. Nuk pash asgjë më shumë. Pse ka ardhur vetëm deri tek ky përkufizim, është se nuk kemi asgjë të re, jemi në pozicione të njëjta. Ata kërkojnë që të vazhdohet dialogu me Mogherinin apo me pasardhësen e saj. Ajo që kishim pritje ishte të mbyllte çështjet të cilat nuk mund t’i mbyllim vet, e ajo është ideja për ndarje të Kosovës. Korrigjimi i kufirit është instrument e jo qëllim. Në këtë rrafsh qëndrojnë fatkeqësisht raportet Kosovë-Serbi, të ushqyera nga brenda, edhe nga presidenti Thaçi, të cilin e kemi peshqesh. Ne duhet të heqim nga rendi i ditës qoftë idenë e shkëmbimit, qoftë të korrigjimit”, tha Sherifi.

Deputeti i PSD-së, Visar Ymeri, u shpreh se në Kosovë po mbizotëron një situatë absurde, pasi kritikat vijnë nga një zë i tretë, i cili nuk është i gatshëm të punojë drejt një konsensusi. Për Samitin e Berlinit, Ymeri tha se rëndësia qëndron në interesimin e Gjermanisë dhe Francës për dialogun Kosovë – Serbi. Në këtë mënyrë, ai tha se është duke u krijuar një momentum i ri për Republikën e Kosovës, ku konsensusi i brendshëm është shumë i rëndësishëm.

“O e shohim konsensusin si te nevojshëm o jo. Këto të dyja nuk shkojnë bashkë sepse paraqesin një lloj skizofrenie”, tha Ymeri./KosovaPress/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori