Një grup prej më shumë se 50 studentësh dhe profesorësh të Universitetit Harvard kanë zhvilluar një bisedë të hapur me sipërmarrësin Samir Mane, President i Grupit BALFIN.
I ftuar nga studentët e Harvard që gjatë kësaj jave kane vizituar disa vende të rajonit, Samir Mane iu përgjigj pyetjeve të tyre në lidhje me të ardhmen ekonomike të rajonit, investimeve të Grupit BALFIN në ShBA dhe Kanada, Fondacionit Mane dhe fillimeve të tij si sipërmarrës.
“Për rajonin parashikoj një rritje të peshës që turizmi do të zërë në ekonomi duke ndikuar edhe në fushat e tjera të ekonomisë që lidhen me të si industria ushqimore, bujqësia apo transporti”, tha Samir Mane në përgjigje të një pyetje për fokusin ekonomik të rajonit.
I pyetur për objektivat e aktivitetit social që ai zhvillon në kuadër të Fondacionit Mane ai u përgjigj se “Ndërkohë që punojmë për objektiva afatgjatë që lidhen me edukimin cilësor dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, e kam të vështirë të mos i përgjigjem familjeve në nevojë. Prandaj edhe në të ardhmen do vijojmë që investojme për edukimin dhe rininë nëpërmjet B4Students por pa harruar shtresat në nevojë.”
Në lidhje me standardet e qeverisjes se Grupit BALFIN ai tha se “Për Grupin BALFIN është e rëndësishme të ndjekim dhe të zbatojmë standardet më larta ndërkombëtare. Jemi ndër të vetmit që publikojmë raporte vjetore me ecurinë e Grupit dhe të kompanive në mënyrë transparente për të gjithë. Ky organizim dhe qeverisje korporative sipas standardeve më të larta na e ka bërë shumë të lehtë të operojmë në vendet e Bashkimit Evropian, ShBA dhe Kanada.
Sot Grupi BALFIN operon njësoj kudo dhe kompanitë e Grupit janë konkurente të barabarta me cilëndo kompani perëndimore.”
Takimi midis studentëve të Harvard dhe Presidentit të Grupit BALFIN u realizua në kuadër të një turi që studentet e masterit të avancuar për profesionistë dhe doktoraturës organizojnë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjatë këtij turi ata takohen dhe zhvillojnë biseda me udhëheqës dhe sipërmarrës të shquar.
Turi i studentëve të Harvard, Balkan Trek në Shqipëri u zhvillua në bashkëpunim me aktorë vendas si BetaPlan Coding Bootcamps, në ambientet e të cilit edhe u zhvillua aktiviteti. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi teoria e relativitetit e Ajnshtajnit mund te sjell revolucion në punë?
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
Rritja e çmimeve, Kosova bëhet pjesë e bojkotit të supermarketeve
Investimi në patundshmëri pa ndikim afatgjatë në ekonominë e Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi