LAJMI I FUNDIT:

Sami Lushtakut iu konfiskua telefoni, avokati i tij: Nuk e dimë arsyen, ky veprim bie ndesh me ligjin

Sami Lushtakut iu konfiskua telefoni, avokati i tij: Nuk e dimë arsyen, ky veprim bie ndesh me ligjin

Sami Lushtaku nuk është intervistuar, por vetëm i është konfiskuar telefoni nga EULEX-i të premten mbrëma.

Kështu ka konfirmuar për Telegrafin avokati i tij, Artan Qerkini, i cili tha se arsyen nuk e dinë.

Pas intervistimit në zyrat e EULEX-i, lirohet Sami Lushtaku
Lexo po ashtu Pas intervistimit në zyrat e EULEX-i, lirohet Sami Lushtaku

“Sami Lushtaku nuk është intervistuar në zyrat e EULEX-it, vetëm i është konfiskuar telefoni. Nuk e dimë pse se nuk na kanë dhënë arsye”, ka thënë Qerkini.


Ndërsa në një deklarim për media para zyrave të EULEX-it, ai ka deklaruar se ky veprim bie ndesh me ligjin.

“Z. Lushtaku nuk e ka statusin e të dyshuarit, prandaj atij i është cenuar privatësia pasi i është marrë telefoni mobil”, ka thënë avokati, duke paralajmëruar ankesë në Dhomat e Specializuara.

Për raportimet për ndalimin e Lushtakut ka reaguar edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku.

“Siç po raportohet në media, Specialja e paska ndaluar në këto orë të vona z. Sami Lushtaku. Përveç spektakleve të vazhdueshme që po bëhen nga kjo pseudogjykatë, të ndalohet njeriu në rrugë pa kurrfarë paralajmërimi, kjo është edhe një poshtërsi e tyre e radhës”, ka shkruar ai në Facebook.

Specialja pati aksion edhe të enjten. Me urdhër të Gjykatës Speciale një ditë më parë u bastis shtëpia e ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi.

Artan Qerkini, që është edhe avokat i Selimit, ka konfirmuar se bastisja u krye nën dyshimin se ka prova për pengim të administrimit të drejtësisë, porse klienti i tij nuk është i dyshuar. Ai u ankua për shkelje të të drejtave kushtetuese të Selimit dhe paralajmëroi ankesë për urdhrin e Gjykatës. Qerkini tha se nuk mund të komentojë se a janë gjetur prova, apo është konfiskuar ndonjë dokument nga Prokuroria. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori