LAJMI I FUNDIT:

Sami Lushtaku shpall fitoren e PDK-së në Skenderaj me mbi 80%

Sami Lushtaku shpall fitoren e PDK-së në Skenderaj me mbi 80%

Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka shpallur fitoren e thellë të PDK-së në këtë komunë, duke falënderuar qytetarët për përkrahjen masive.

Sipas Lushtakut, PDK ka marrë 17,000 vota, duke siguruar një rezultat bindës prej mbi 80% në këtë bastion tradicional të saj.

“Faleminderit Skenderaj për 17,000 vota e për fitoren tonë të thellë me mbi 80%! Mirënjohës përjetë!”, ka shkruar Lushtaku në një postim në rrjetet sociale.