Ky është ushqimi ideal që ta merrni me vete për kafjall

Nëse jeni adhurues i avokados, por nuk keni ide se në çfarë mënyre ta përgatitni, po ju sjellim recetën e shkëlqyeshme për sallatë.


Kjo sallatë, njëkohësisht është e shëndetshme, e shijshme dhe plot kalori të shëndetshme, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:- 150 g krem-djathi për lyerje,- 120 g djathë të grirë,- 3 lugë supe jogurt,- një lugë majonezë,- një kavanoz speca të pjekur,- 2 avokado,- 40 g arra,- kripëPërgatitja:

Përzieni krem-djathin, djathin e grirë, jogurtin dhe majonezën.

Pritni imët specat dhe avokadon dhe shtoni në tretje qumështi.

Në fund shtoni arrat e bluara dhe kripën sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë. /Telegrafi/