Gatuhet thjesht, ka shije freskuese, do ta adhuroni! Përbërësit: - 4 patate, - 125 g majonezë, - 30 g kos, - 2 limonë, - majdanoz, - zhumbricë, - 1 qepë, - vaj ulliri, - kripë. Përgatitja:

Zieni patatet derisa të mos zbërthehen. Nëse e kanë koren të mirë, mos i qëroni.


Pas zierjes hiqen nga zjarri dhe lihen anash. Gjatë kësaj kohe bëhet salca nga majoneza, kosi dhe vaji i ullirit.

Shtohet qepa e prerë në kube. Zhumbrica dhe majdanozi priten imët.

Në salcën e qumështit shtohet edhe lëng, sipas dëshirës edhe një lëvore limoni.

Pas kësaj, salca futet në frigorifer, që të thithë shihet e përbërësve në të.

Patatja pritet në kube dhe i qitet kripë. Në të mund të shtohet edhe pak vaj ulliri. U qitet sipër pak zhumbricë dhe majdanoz. Pastaj salca nxirret nga frigoriferi dhe u shtohet patateve.

Të gjitha përzihen mirë dhe sërish futen në frigorifer së paku 1 – 2 orë.

Kur të shërbeni sallatën, i qitet sipër mbetja e zhumbricës dhe garnierit me limonin e mbetur, të prerë në rrathë apo në gjysmërrathë – sipas shijes.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.