Sipërmarrësi shqiptar, Muharrem Salihu, ka mbajtur fjalën e tij të parë si President i Confimprese Venezia, gjatë një ceremonie të organizuar në Palazzo Franchetti.

Salihu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes Italisë dhe Shqipërisë dhe rolin që Venezia mund të ketë si një urë lidhëse midis dy vendeve.


"Ishte një nder i madh për mua që, në Palazzo Franchetti, të mbaja fjalën time të parë si President i Confimprese Venezia. Italia dhe Shqipëria ndajnë një histori të thellë bashkëpunimi, dhe Venezia mbetet pika natyrore ku ky partneritet rritet, forcohet dhe merr formë të re," tha Salihu.

Ai gjithashtu premtoi se qendra e re nuk do të jetë vetëm simbolike, por një hapësirë aktive për zhvillim dhe bashkëpunim ekonomik.

"Premtimi im është i qartë: kjo qendër nuk do të jetë vetëm simbolike, por një hapësirë pune, bashkëpunimi dhe zhvillimi të përditshëm. Me përkushtim dhe vizion do të punoj për të forcuar ekonominë lokale dhe për të ndërtuar ura të reja përgjatë Adriatikut," shtoi ai. /Telegrafi/