LAJMI I FUNDIT:

Sali para Komisionit Hetimor: Kam kërkuar dorëheqjen e ish-drejtorit të Onkologjisë

Sali para Komisionit Hetimor: Kam kërkuar dorëheqjen e ish-drejtorit të Onkologjisë

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe nënkryetari i Alternativës, Bekim Sali, është marrë në pyetje në seancën e sotme të Komisionit Hetimor për rastin e Klinikës së Onkologjisë. Ai theksoi se gjatë udhëheqjes së tij me Ministrinë, si një nga masat për funksionimin e klinikës, ka kërkuar dorëheqjen e ish-drejtorit të Onkologjisë, Nino Vasev, për shkak të, siç tha ai, menaxhimit joefektiv pasi ai nuk kishte përgatitur një raport për funksionimin e klinikës që ishte kërkuar nga ai dhe emërimi i drejtoreshës së re Viloeta Klisarova.

Deputetët Martin Kostovski, Gordana Siljanovska Davkova, Arben Ziberi, Jovanka Vasilevska, Toni Jarevski, Dragan Kovacki, Zoran Kocevski, Aleksandar Veljanoski, Daniela Markovska dhe deputetë të tjerë i bënë pyetje ish-ministrit të Shëndetësisë, lidhur me masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë gjatë kohës kur ministër ishte Sali, prokurimi i barnave, mënyra e terapive, ofrimi i të njëjtave, mbikëqyrja e ministrisë për zhvillimet në Klinikën e Onkologjisë, komunikimi i ministrisë me qeverinë dhe cilat ishin veprimet e ndërmarra gjatë drejtimit të ministrisë.

Në seancën e sotme, përveç Sali, duhet të dëgjohet edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Kryetarja e Komisionit Hetimor për rastin e Klinikës, Rashela Mizrahi ka treguar se si parti politike kanë dorëzuar 44 dëshmitarë të cilët do të duhet të dëshmojnë.


Komisioni do të jetë përgjegjës për përcaktimin e kronologjisë së ngjarjeve dhe rrethanave në Klinikën Universitare të Radioterapisë dhe Onkologjisë, nëse skandali kërcënon të drejtat themelore të njeriut të pacientëve të trajtuar dhe nëse do të ketë përgjegjësi politike për rastin e Onkologjisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vdekur dhe një i lënduar nga shembja e dheut në një punishte në Veternik të Prishtinës

Një i vdekur dhe një i lënduar nga shembja e dheut në një punishte në Veternik të Prishtinës

Kronika e Zezë
Fillon protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimit të rrymës

Fillon protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimit të rrymës

Lajme
“Përplasjet virtuale” që mund të çojnë drejt tensioneve ndërinstitucionale

“Përplasjet virtuale” që mund të çojnë drejt tensioneve ndërinstitucionale

Lajme
Gjenerali amerikan për Evropë: SHBA në proces të zgjerimit të pranisë së trupave në Kosovë

Gjenerali amerikan për Evropë: SHBA në proces të zgjerimit të pranisë së trupave në Kosovë

Siguri
Gjendet e vdekur një grua në garazhin e shtëpisë në Nabërgjan të Pejës

Gjendet e vdekur një grua në garazhin e shtëpisë në Nabërgjan të Pejës

Kronika e Zezë
Posta nis shpërndarjen e gjobave digjitale për shkeljet në trafik – hap i rëndësishëm për sigurinë rrugore

Posta nis shpërndarjen e gjobave digjitale për shkeljet në trafik – hap i rëndësishëm për sigurinë rrugore

Lajme
Kalo në kategori