Përbërësit:
* vezë (të verdhat), 4 kokrra
* vaj, 2 filxhanë çaji
* limon, 1 kokërr (lëngu) ose limontoz
* kripë, gjysmë lugë kafeje
* uthull, 2 lugë kafeje
Në një enë me fund të rrumbullakët ose në tas porcelan i punohet salca me telin e kuzhinës. Për përgatitjen e saj duhet të merren mjetet e punës si dhe lënda e parë e të vendosen në një vend të freskët (temperaturë 12-16º).
Kjo salcë është përzierje e të verdhave të vezëve me lëng limoni, kripë, vaj ulliri ose vegjetal të rafinuar, uthull etj. Por salca majonezë në qoftë se nuk i përmbahet disa kushteve paraprake pritet dhe nuk mund të përdoret, sepse keqësohet shumë shija e saj.
Prandaj, për të mos ndodhur kjo duhet të ndiqen me kujdes disa këshilla:
* Të përgatiten mjetet e punës dhe lënda e parë para përpunimit të saj me qëllim që të mos bëhen lëvizje të tepërta.
* Të respektohet, receta e vezëve me sasinë e vajit pasi kjo ndikon në shijen dhe qëndrueshmërinë e majonezës, si dhe temperatura e mjedisit.
* Të punohet majoneza gjithnjë në të njëjtin drejtim.
Kur salca majonezë për ndonjë arsye ose tjetër mund të pritet, rregullohet në dy mënyra:
1. Në një enë hedhim gjysmë luge gjellë ujë të ftohtë, 1 lugë nga majoneza e prerë dhe e punojmë me tel; pastaj shtojmë përsëri pak e nga pak nga majoneza e prerë duke vazhduar punën. Kjo mënyrë përdoret kur salca është prerë nga të nxehtit d.m.th. në verë. Kur pritet nga të ftohtit i hidhet ujë i ngrohtë.
2. Në qoftë se përsëri nuk zihet, rifillohet puna me vezë tjetër.
Përgatitja:
Në një enë hedhim të verdhat e vezëve.
Hidhet kripë e hollë, limon ose limontoz i shkrirë në ujë dhe punohen me telin e vogël të kuzhinës gjithmonë në të njëjtin drejtim, rreth dy minuta.
Shtohet një lugë vaj duke vazhduar punën.
Kur masa fillon e lidhet (kjo kuptohet kur vaji përzihet plotësisht me vezët) vazhdon hedhja e vajit si fije pa e ndërprerë punën derisa të konsumohet krejt vaji.
Në fund provohet për kripë e limon, shtohet uthulla (në qoftë se pëlqehet) dhe është gati për përdorim.
Mbahet në vend të freskët derisa të shërbehet.
Kjo salcë gjen përdorim të gjerë për peshq të zier, karkaleca, prodhime të tjera të detit, mishra të ndryshëm, salla të etj.
Shënim: Salcës majonezë mund t’i shtohet sipas dëshirës 1 lugë kafeje mustardë, të cilën e hedhim në fillim së bashku me të verdhat e vezëve. Në këtë rast përfitohet një salcë më tepër pikante dhe me shije të veçantë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë