LAJMI I FUNDIT:

Safet Kabashaj jep dorëheqje nga Bordi i RTK-së: U dëmtua kredibiliteti i televizionit publik

Safet Kabashaj jep dorëheqje nga Bordi i RTK-së: U dëmtua kredibiliteti i televizionit publik

Safet Kabashaj, anëtar i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), ka njoftuar sot dorëheqjen e tij nga kjo pozitë, duke theksuar se përpjekjet e tij për të rikonsoliduar një RTK të pavarur dhe kredibile kanë dështuar.

Ai ka publikuar në Facebook letrën e tij të dorëheqjes, ku shpjegon arsyet dhe zhgënjimet që e çuan në këtë vendim.

Kabashaj shprehet se kishte shpresuar që Bordi i RTK-së do të ishte në gjendje të ndërtonte mekanizmat e nevojshëm për konsolidimin e menaxhmentit të lartë dhe adresimin e problemeve, siç ishte çështja e artikullit boshnjak që shkaktoi polemika.


Dorëheqjet e Boletinit dhe Berishës, nënkryetarja e Bordit të RTK-së i akuzon për presion
Lexo po ashtu Dorëheqjet e Boletinit dhe Berishës, nënkryetarja e Bordit të RTK-së i akuzon për presion

Megjithatë, ai thekson se dështimi i takimit të fundit të Bordit ishte një goditje e rëndë për këto përpjekje.

“Dështimi i djeshëm ishte goditje për të gjitha këto dhe tani është koha për t’ia kthyer Kuvendit mandatin që ma dha në dhjetor 2021. Pata shpresuar në vullnetin e gjerë politik dhe në pjekurinë, vendosmërinë e vizionin tonë në Bord për të rikonsoliduar një RTK kredibile e të pavarur. Koha tregoi se nuk doli as njëra e as tjetra. Si pasojë, unë po largohem për herë të dytë nga RTK-ja. Para kohe, por ndoshta pak vonë”.

Në letrën e tij, Kabashaj thekson zhgënjimin për faktin se standardet e vendosura në vitin 2022, kur një udhëheqës i mëparshëm dha dorëheqje për një lajm të gabuar, nuk u zbatuan edhe në rastin aktual.

“Kam pritur që standardi i ndërtuar në prill 2022, kur për një lajm të 1 prillit U.D. i Kryeredaktorit të atëhershëm pat dhënë dorëheqje, të aplikohej edhe tani. Fatkeqësisht nuk ndodhi edhe pas argumentimeve të shumta, përfshirë qëndrimet e paraqitura në Bord, e sidomos raporti i komisionit Ad-Hoc që konstatoi se shkelja e ligjit dhe standardeve profesionale të RTK-së kishte ndodhur”.

Ai pranon se Bordi ka kaluar shumë kohë duke diskutuar mbi të ardhmen e Drejtorit të Përgjithshëm, gjë që, sipas tij, ka dëmtuar kredibilitetin e RTK-së dhe ka rrezikuar mbështetjen ndërkombëtare për lirinë e medias në Kosovë.

“Mirëpo, e gjithë kjo është pasojë e një epilogu logjik. Komoditeti i kësaj papërgjegjshmërie poshtë është ndërtuar me fajin tonë lartë. Pothuajse të gjitha energjitë e Bordit këtë vit kanë qenë rreth rrugëtimit ose jo tutje me ish-Drejtorin e Përgjithshëm. Sa e sa argumentime kam bërë që të mos i hyjmë asaj rruge pa krye sepse do të na qojë në kriza, do të kritikohemi, etiketohemi si shërbyes të pushtetit, do ta humbim mbështetjen nga partnerë ndërkombëtarë, i bëjmë dëm RTK-së dhe vendit. Si refren e përsërisja një frazë që “më shumë bëjmë dëm sesa dobi” dhe se “do të na përfundojë mandati duke i sanuar dëmet”. Në këtë të fundit dola i pasaktë. Na përfundoi mandati (disave) as pa i sanuar dëmet. Veprimet tona tani do të jenë, për fat të keq, në thelb të të gjitha raportimeve negative ndërkombëtare për lirinë e medias në Kosovë”

Kabashaj falënderon deputetët që i dhanë mandatin dhe shpreh keqardhjen që nuk arriti të realizojë objektivat e tij për një RTK të qëndrueshme dhe të pavarur. Ai shpreh gjithashtu mirënjohjen për kolegët e tij në RTK dhe shpreson që një përbërje e re e Bordit do të jetë në gjendje të përmbushë këtë mision fisnik.

Dorëheqja e Kabashajt vjen në një kohë kur RTK përballet me sfida të mëdha për sa i përket menaxhimit, pavarësisë editoriale dhe kredibilitetit, duke e lënë transmetuesin publik të Kosovës në një udhëkryq të rëndësishëm për të ardhmen e tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Tomë Gashi: Vetëvendosje dëshiron me formu një SPAK në Kosovë

Drejtësi
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori