LAJMI I FUNDIT:

Sadriu: Ka fshatra ku imami paguhet 1500 euro (Video)

Sadriu: Ka fshatra ku imami paguhet 1500 euro (Video)

Zëdhënësi i BIK-ut, Ahmet Sadriu ka thënë se nëse punëtorët e Bashkësisë Islame pajtohen që një udhëheqës të vazhdojë të ushtrojë detyrën asgjë nuk ka të keqe këtu.

Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se edhe para Naim Tërnavës, BIK-u ka pasur myfti që ka udhëhequr institucionin për 20 vite.


“Duhet të kuptoj opinioni se kemi të bëjmë me një institucion fetar e jo ndonjë institucion tjetër. Edhe më herët ne kemi pasur dikë që ka qëndruar në pozitën e të parit të BIK-ut për 20 vite”.

Sadriu ka thënë se përzgjedhja e këshillave lokal bëhet në bazë të disa kritereve dhe kjo është një e drejtë e Kryesisë së BIK-ut.

“Ne punojmë në bazë të normativave tona. Zgjedhet këshilli lokal prej shtatë personave dhe në mesin e tyre zgjedhet kryetari nga Kryesia e BIK-ut. Kriter i zgjedhjes merret përvoja, angazhimi, autoriteti dhe disa gjëra tjera”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Zëdhënësi i BIK-ut ka folur edhe sistemin e pagesave të anëtarësisë që funksionon në kuadër të institucionit.

“Nga sistemi monist ka ekzistuar sistemi i anëtarësisë në BIK. Ne jemi të detyruar të veprojmë kështu pasi nuk paguhemi nga shteti”.

Sadriu ka thënë se BIK-u po ka problem në centralizimin e sistemit të anëtarësisë në BIK.

“Kemi problem me fshatrat e mëdha, dhe aty imami ka një pagë deri në 1500 euro ndërsa ka edhe fshatra të vogla që imamët paguhen shumë pak. Por fshatrat e mëdha po shkaktojnë problemë dhe nuk e duan centralizimin, pasi nëse ai fshat hynë në këtë sistem, paga e tij mundë ti përgjysmohet prandaj ata po kundërshtojnë këtë sistem”, deklaroi ndër të tjera Sadriu./Telegrafi/

Sadriu: Ka fshatra që imami merr pagë 1500 euro

Sadriu: Ka fshatra që imami merr pagë 1500 euro

Publiée par RTV Dukagjini sur Mercredi 17 octobre 2018

Në trend Lajme

Më shumë
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

​Flet avokati i Pal Lekajt për vendimin e 53 milionëshit

Drejtësi
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishta takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga

Prokuroria thirrje qytetarëve: Nëse jeni viktimë që u janë shpërndarë foto apo video intime nga "Albkings", jepni dëshmitë në polici

Drejtësi
Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Ngrihet aktakuzë ndaj 18 personave për korrupsion me subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë

Drejtësi
Kalo në kategori