Këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Sabri Fejzullahu, së fundmi ka prezantuar këngën e re.

“E ndaluar” mban titullin ky projekt, të cilin e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.


Artisti ka bërë një paraqitje të mahnitshme në klip, ndonëse vazhdon akoma të jetë në formë të mirë.

Screenshot 1 101 Foto: Screenshot/YouTube

Teksti dhe muzika janë realizuar nga Arsim Bunjaku me orkestrim nga Virusi.

Videoja iu besua produksionit të Fama Films.

Screenshot 2 79 Foto: Screenshot/YouTube

Të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Fejzullahut.

Sabriu edhe këtë verë ka qenë tejet i angazhuar me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/