Superylli i Barcelonës e ka fituar çmimin prestigjioz në katër vitet e fundit, mirëpo lëndimet që e kanë shoqëruar gjatë vitit 2013 kanë lënë të dyshohet se ai do ta humbë garën dhe çmimi do t’i shkojë ose superyllit të Real Madridit ose anësorit të Bayern Munichut, Franck Ribery.

Sido që të jetë, trajneri i tij te kombëtarja nuk ka pasur kurrfarë dyshimi kur ia ka dhënë votën ‘numrit 10’.


“Votova për Messin, pa kurrfarë dyshimi. I dyti ishte Cristiano dhe pastaj i treti Ribery”, ka deklaruar Sabella për Radio Continental.

Ai ka shtuar se është i bindur që 26-vjeçari do të riaftësohet dhe do të jetë në formë të mirë për Kampionatin e ardhshëm Botëror. /Telegrafi/

telegrafi sport app