Karim Benzema tregoi se posedon finesën më vdekjeprurëse në futbollin botëror për momentin me një gol mahnitës për Real Madridin kundër Club America.

Sulmuesi francez shënoi golin e mrekullueshëm të barazimit për Los Blancos në mes të pjesës së parë pasi Henry Martin çoi në avantazh 1-0 meksikanët në minutën e pestë në “Oracle Park” në San Francisko.


Trajneri i Madridit, Carlo Ancelotti, ndryshoi të gjithë ekipin e tij në pjesën e parë, me përjashtim të portierit Andriy Lunin, dhe zëvendësuesi Eden Hazard e çoi kampionët e Evropës 2-1 nga penalltia pak pas pushimit.

Megjithatë, Real Madridit iu mohua fitorja në ndeshjen e tyre të dytë parasezonale kur Alvaro Fidalgo shënoi një penallti për Club America në minutat e fundit.

Megjithatë, nuk ka dyshim se kush shënoi golin më të mirë të natës.

Benzema luajti shpejt një-dy me Marco Asensio në buzë të zonës përpara se të realizonte një goditje madhështore nga 20 metra, për të mposhtur Guillermo Ochoan. /Telegrafi/

telegrafi sport app