Pas sa përdorimeve zakonisht i pastroni sytjenat? Kjo është një pyetje mjaft e zakonshme në internet.

Një eksperte e sytjenaev ka zbuluar se sa shpesh duhet pastruar ato dhe se jetëgjatësia e sytjenave nuk duhet të jetë më e gjatë se një vit.


Julia Mercer, nga shërbimi specialist i “Bra Fit”, ka rekomanduar t’i pastroni pas çdo përdorimi në mënyrë që ato të jenë të freskëta dhe të pastra.

gettyimages 183885865 e1551378097226

Gjithashtu, ajo ka shtuar se sytjenat përshtaten vetëm në vitin e parë të përdorimit. Kështu, ajo thotë se pas një viti e humbin formën dhe, rrjedhimisht, duhet t’i hidhni tutje.

Sipas saj, temperatura më e mirë për t’i pastruar është 40 gradë. /Telegrafi/