LAJMI I FUNDIT:

Sa shpesh duhet bërë tretmane të fytyrës?

Sa shpesh duhet bërë tretmane të fytyrës?

Sa shpesh duhet të bëni tretmane të fytyrës varet nga disa faktor – tipi i lëkurës, gjendja e lëkurës, qëllimi i tretmanit, buxheti, mosha dhe vendi ku jetoni.

Ass.Msc. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “estethica”
044/049 344-284, 038/733-407

Tretmani nuk do të thotë pastrim klasik me avull, mirëpo bëhet fjalë për metoda të sofistikuara jo-invazive që nënkupton përkujdesje sa më të mirë me shërim shumë të shpejt.


Metodat e tilla janë pilingu me anë të kremrave, mikrodermabrazioni, terapia me dritë apo forma tjera jo shumë të kushtueshme por shume efikase.

Mesatarisht, tretmani një herë në muaj është ideal për dikë që kujdeset mirë për lëkurë. Duke marrë parasysh që lëkura është një organ, i duhen afërsisht 30 ditë qelizave të zhvendosen nga dermisi (shtresa e poshtme e lëkurës) në sipërfaqen e lëkurës apo epidermis, ku qelizat vdesin dhe gradualisht hiqen nga lëkura.

Një profesionalist i lëkurës ju ndihmon në procesin e zhveshjes së lëkurës duke e bërë lëkurën më shndritshme dhe më rinore.

Tipi i lëkurës

Nëse keni lëkurë të yndyrshme problematike me akne, pore të mbyllura, apo me pika të zeza, duhet të bëni trajtim çdo 2 javë derisa të qetësohet dhe të pastrohet lëkura. Kur lëkura merr formën e saj të dëshiruar, atëherë mund ta reduktoni kohën në një herë në muaj. Nëse keni lëkurë normale, pra të kombinuar dhe të thatë tretmani një herë në muaj është i mjaftueshëm.

Qëllimi i kujdesit

Nëse dëshironi të keni një lëkurë të mrekullueshme për tërë jetën, gjeni profesionalistin tuaj të preferuar sa më herët në jetë, bëni një regjim të kujdesit të mirë dhe përmbajuni. Çdokush nuk i jep prioritet të lartë dukjes personale dhe pasojat vërehen qysh në fillim të 30’-tave.

Mosha

Përderisa nuk keni lëkurë të yndyrshme problematike me akne, në moshë të re nuk keni nevojë të bëni trajtime të shpeshta sepse lëkura vetvetiu prodhon qeliza të reja shumë më shpejt se sa lëkurat më të moshuara. Me moshë nënkuptohet që trajtime duhen të shpeshtohen për të pasur një pamje sa më të shëndetshme.

Buxheti

Një ndër faktorët kryesor që na përcakton shpeshtinë e tretmaneve. Së paku provoni që të kurseni një herë në tre muaj të bëni një tretman, dhe bëni investimin në produktet kualitative.

Vendi ku jetoni

Mjedisi urban ka shumë më tepër ndotje që e bën lëkurën tuaj poashtu të ndotur. Nëse jeni pjesë e mjedisit të tillë, duhet ta dini që trajtimet e vazhdueshme të paktën një herë në muaj janë të domosdoshme. /Telegrafi/