LAJMI I FUNDIT:

Sa prerje cezariane mund të bëni dhe sa duhet pritur deri në shtatzëninë e ardhshme?

Sa prerje cezariane mund të bëni dhe sa duhet pritur deri në shtatzëninë e ardhshme?

Prerja cezariane është mënyra e përfundimit të lindjes me operacion

Ndonjëherë është e vetmja mënyrë e mundshme e lindjes së sigurt (me placenta previa, disproporcionin midis nënës dhe foshnjës, pozicionin e tërthortë të fetusit) ose disa indikacione të tjera.


Pjesëmarrja e prerjeve cezariane në numrin e përgjithshëm të lindjeve në deceniet e fundit është në rritje, transmeton Telegrafi.

Sot pothuajse çdo e treta shtatzëni përfundon me prerje cezariane. Kjo u ndikua nga një sërë faktorësh: lëvizja e kufirit të moshës për të lindur fëmijë, steriliteti martesor, sëmundja e nënës…

Komplikimet që mund të ndodhin gjatë një prerje cezariane janë më të shpeshta sesa gjatë lindjes vagjinale: humbja e gjakut së paku është dyfish më e madhe, infeksionet janë më të shpeshta, probabiliteti i embolisë me ujë amniotik është dukshëm më i lartë, dhe ndonëse shfaqen rrallë edhe komplikime që kanë të bëjnë me anestezinë…

Fëmijët e lindur me prerje cezariane më ngadalë adaptohen, “sindroma e mushkërive të lagështa” është më e përfaqësuar, laktacioni fillon më vonë…

Sa duhet të pritet deri në shtatzëninë e ardhshme?

Një prerje cezariane nuk do të thotë që gruaja patjetër të lindë gjithmonë në atë mënyrë dhe çdo herë tjetër.

Për të zvogëluar rrezikun e shtatzënisë së ardhshme, distanca optimale dhe e rekomanduar midis shtatzënive kur shtatzënia e parë është bërë me prerje cezariane është dy ose më shumë vjet.

– Çdo shtatzëni me më shumë se dy prerje cezariane konsiderohet me rrezik të lartë, sepse ka rreziqe të rupturës së mitrës si dhe rreziqe të rritjes së placentës dhe gjakderdhjes, – thonë gjinekologët.

Seksioni cezarian nuk është çështje zgjedhjeje apo dëshire

– Shërimi pas operacionit cezarian është përgjithësisht relativisht i shpejtë. Gratë lirohen në shtëpi pas 4 ose 5 ditësh pas lindjes. Ajo që është e rëndësishme të dini është se përgatitja për një seksion (prerje cezariane) është më delikate sesa për një lindje vagjinale. Gruaja shtatzënë duhet të dijë se vendosja e një indikacioni për këtë lloj lindjeje është e natyrës ekskluzive mjekësore dhe vendimin e merr mjeku obstetër që drejton lindjen.

Prerja cezariane është një operacion që duhet të ketë indikacione të justifikuara dhe, si çdo ndërhyrje kirurgjikale, të ketë komplikime të mundshme, prandaj përgjegjësia e indikimit është në dorën e mjekut obstetër dhe jo çështje zgjedhjeje apo dëshirë e gruas shtatzënë. /Telegrafi/