Kay Alexander Scholz, redaktor i Deutsche Welles në Berlin
Politikanët në Gjermani duan të frenojnë valën e katërt të infeksioneve dhe po apelojnë te qytetarët që të vaksinohen. Cilat mund të jenë pasojat?
Mesazhi më i rëndësishëm i takimit të drejtuesve të shtetit me kancelaren Angela Merkel ishte: Të dashur skeptikë të vaksinimit, mendojeni edhe njëherë, që të vaksinoheni. Ne ende nuk duam ta bëjmë vaksinimin me detyrim. Por nëse kaq shumë vazhdojnë të refuzojnë, do të keni disavantazhe.
Sepse ne nuk mund të vijojmë t’u mohojmë shumicës së të vaksinuarve të bëjë një jetë relativisht normale.
Psikologët presin që një pjesë e popullsisë nuk do t’u përgjigjet këtyre apeleve. Për momentin, në Gjermani janë vaksinuar 55,1 për qind (9.08.) e popullsisë. Kancelarja Merkel dëshiron 15 për qind më shumë.
Po më pas?
Një vit më parë unë skicova në një distopi se si mund të dukej jeta në Berlin në 2023 nëse do të vazhdonte pandemia. Teksti mbeti i pabotuar, sepse mu duk i zymtë. Në të përshkruaja një skenë në një stacion treni me zona të ndara me pleksi glas dhe me hyrje të ndryshme: njëra për të vaksinuarit, tjetra për të pa vaksinuarit.
Në fund të fundit, një vaksinim nuk siguron njëqind për qind mbrojtje. Gjithmonë ekziston një rrezik i vogël. A mos ndoshta një vlerësim individual i rrezikshmërisë do të sjellë rritjen e pretendimeve të zëshme për ambiente të sigurta? Rënien e gatishmërisë për t’u ulur në një kabinë treni pranë një të pa vaksinuari.
Nga ana tjetër, a do të ketë klube e bare veçmas për njerëzit e pa vaksinuar? Nën moton: mbajeni vetë përgjegjësinë për jetën tuaj? Vendimi i marrë së fundmi, që prej 11 tetorit njerëzit e pa vaksinuar duhet t’i paguajnë vetë testet e tyre, mund të jetë fillimi i një zhvillimi të tillë.
Të drejta ekskluzive për të vaksinuarit dhe të shëruarit?
Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder, tha se ai priste një diskutim rreth “2G” – domethënë të drejtave ekskluzive për ata që janë vaksinuar dhe ata që janë shëruar. Për fat të mirë, ky është një koncept i gjerë. Edhe pse në perceptim të parë, tingëllon i frikshëm. Qeveria federale që do të dalë pas zgjedhjeve të 26 shtatorit duhet të mendojë edhe për pasojat afatgjate të “COVID-it” në shoqëri.
Një panel ekspertësh i përbërë nga filozofë, sociologë, juristë, ekonomistë, artistë dhe politikanë mund të jetë grupi i duhur për një detyrë të tillë. Një këshill i tillë ndoshta do të ishte një plotësim i mirë për organin aktual vendimmarrës të përbërë nga qeveria federale dhe landet.
Sepse pandemia – për fat të keq – duket se do të na shoqërojë për një kohë të gjatë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve
Blero ndahet përfundimisht nga e dashura e tij
Hamasi thotë se ka marrë përgjigjen e Izraelit ndaj propozimit të tij për armëpushim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë