Gjyqtarët e futbollit shpesh herë kthehen pa dashje në akterët kryesor të ndeshjeve, ndërsa komente rreth gjykimit të tyre kemi çdo javë.
Në vitet e fundit, niveli i gjykimit të ndeshjeve është rritur shumë në Kosovë, por ende ka hapësirë për përmirësim.
Kosova ka 13 gjyqtarë të futbollit me stemë të FIFA-s. Katër prej tyre janë gjyqtarë kryesorë, ndërsa nëntë janë anësorë.
Por në Superligën e Kosovës, defilojnë shumë më shumë gjyqtarë, ndërsa sistemi me short, shumë prej tyre ua mundëson të jenë pothuajse çdo javë, fal fatit të goglave.
Por sa fitojnë gjyqtarët për një ndeshje në Superligën e Kosovës?
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) edhe për këtë sezon sikurse në të kaluarin ka tarifat se sa paguhen gjyqtarët për një ndeshje.
Gjyqtari kryesor në një ndeshje futbollit të Superligës së Kosovës merr 200 euro, ndërsa dy ndihmësit marrin nga 150 euro.
Gjyqtari i Var merr 100 euro, ndërsa ai në AVAR merr 80 euro. Delegati i ndeshjes paguhet 100 euro, aq sa gjyqtari i katërt.
Nëse hipotetikisht, një gjyqtar elitar, gjykon në 36 xhiro, do të fitonte 7200 euro, gjë që është shumë e rrallë të arrihet.
Deri nën vitin 2020, pagesa për një ndeshje e një gjyqtari në Superligën e Kosovës ishte 100 euro.
Sa fitojnë gjyqtarët në Shqipëri dhe Kroaci?
FSHF edhe pse nuk deklarohet sa paguhen gjyqtarët e futbollit në Shqipëri, mësohet se pagesa e një gjyqtari kryesor është 400 euro. Gjyqtarët e tjerë paguhen më pak.
Federata Kroate e Futbollit (HNS) rriti tarifat e gjyqtarëve përpara fillimit të këtij sezoni. Gjyqtari kryesor merr 500 euro për ndeshje, ndërsa ndihmësi 280 euro për ndeshje, ndërsa gjyqtarët e VAR-it marrin një tarifë prej 140 euro.
Delegatët fitojnë nga 200 euro. Gjyqtarët kroatë nuk kanë tarifa fikse dhe mund të fitojnë maksimum prej 2500 euro në muaj nëse punësohen çdo fundjavë.
Sa fitojnë gjyqtarët në ligat kryesore?
Kur bëhet krahasimi i rajonit me elitën e futbollit evropian, atëherë diferenca është e madhe. Në Ligën Premier ka nivele pagash, ku ata me përvojë fitojnë rreth 300 mijë euro në vit. Gjyqtarët e rinj paguhen 210 mijë euro në vit dhe kjo vetëm nga ndeshjet e Ligës Premier.
Në Serie A janë tre kategori. Më të mirët fitojnë nga 150 deri në 200 mijë euro në vit paga dhe tarifa. Kategoria e mesme e gjyqtarëve fiton nga 100 deri në 150 mijë euro në vit. Gjyqtarët e rinj në Serie A fitojnë nga 70 deri në 100 mijë euro në vit.
Gjyqtarët spanjollë fitojnë edhe më shumë. Ata fitojnë mesatarisht 12.500 euro në muaj dhe me tarifa për ndeshjet evropiane, vendase dhe me kombëtare fitojnë deri në 250.000 euro në vit.
Kolegët e tyre nga Franca marrin një pagë fikse prej 7200 euro në muaj, 3375 euro për ndeshjet e brendshme, 5000 euro për ndeshjet evropiane dhe 10000 euro për ndeshjet me kombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Arsim Abazi zbulon se sa fitoi te Malatayaspor për dy vite si futbollist

Ancelotti zbulon arsyen pse vuajti Real Madridi në ndeshjen ndaj Leganesit

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler

Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler