LAJMI I FUNDIT:

Sa ndërtime pa leje duhet rrënohen në Ohër sipas kreu të komunës së Ohrit, Georgieski?

Sa ndërtime pa leje duhet rrënohen në Ohër sipas kreu të komunës së Ohrit, Georgieski?

Kryetari i Komunës së Ohrit, Konstatin Georgieski thotë se UNESCKO nuk kërkon që të rrënohen 400 ndërtime pa leje, sa ka në regjistrin që ka përpunuar komuna, por se duhet të bëhet vlerësim i ndikimit të tyre ndaj mjedisit jetësor. Ai thotë se duhet të rrënohen jo më shumë se 10 objekte.

“UNESCO kërkon nga ne të kemi vlerësim se sa ndikojnë këto objekte ndaj mjedisit jetësor ndërsa ato që dëmtojnë do t’i heqim. Mendimi im është se objekte të tilla nuk do të ketë më shumë se gishtat e duarve. Kur flasim për objekte të mëdha”, tha Georgieski, pas kthimit të tij nga konferenca e UNESCO-s në Baku, përcjell Telegrafi Maqedoni.


A do të rrënohen ndërtimet pa leje në qytetin e Ohrit?
Lexo po ashtu A do të rrënohen ndërtimet pa leje në qytetin e Ohrit?

Ai kërkoi ndihmë nga shteti në menaxhimin e këtij problemi.

“Mendoni se komuna është e aftë të menaxhojë me këtë problem? Me një inspektor ndërtimor dhe tender prej 1.5 milionë denarë për heqjen e ndërtimeve pa leje. Ohri nuk është vetëm i banorëve të Ohrit, Ohri është trashëgimi kulturore botërore dhe shteti duhet të kujdeset”, tha Georgieski./Telegrafi/