Bardhyl Idrizi ditën e sotme (e mërkurë) lanson bashkëpunimin “Sa mirë po dokesh” me Eaz dhe Xen.

Tre artistët shqiptarë kanë bashkuar forcat për herë të parë, teksa kjo është pjesë e albumit të katërt të Bardhyl Idrizit (emri i vërtetë).


Ai së fundmi ka ndarë edhe disa imazhe të tjera nga videoklipi ku ka zbuluar pak më shumë për fansat.

245109141 244140290957695 2341223885580395640 n Bardhi (Foto: Instagram)

“Sa mirë po dokesh/sonte 20:00”, ka shkruar ai.

E fundit ndërkaq e lansuar nga Bardhi mbetet “A je” që e solli saktësisht tre javë më parë.

Për vetëm kaq pak kohë të shkurtër ka mbledhur mbi katër milionë klikime.

Tri këngët e mëparshme të albumit mbeten: "Emanuela", "Jeta jem" dhe "A je". /Telegrafi/