Grimi veror kërkon kujdes të veçantë: shmangni shtesat e rënda dhe më mirë vendosni për pudra të lehta apo nëse teni i juaj i lëkurës ua lejon atëherë vendosni kremra të ndryshme të cilat natyrisht që nuk duhet të jenë të rënda.
Për një grim të freskët dhe të rafinuar, zgjedhja perfekte është që të zgjidhni ngjyrat sa më natyrale.
Me këshillat e mëposhtme mund të arrini deri te dukja natyrale pa asnjë gabim. Çka mund të jetë më mirë se një dukje diskrete, natyrale dhe e freskët.
Akull, akull…
Para se të filloni me vendosjen e grimit, fytyrën e pastër freskojeni me akull, në mënyrë që të mbyllni poret dhe lëkurës t’i jepni një dukje pa shkëlqim. Nëse keni lëkurë të përzier ose të yndyrshme, përdorni krem xhela ose losion hidratues, në mënyrë që të shmangni krijimin e sebumit (yndyrë të cilën e prodhojnë gjëndrat dhjamore).
Thoni “jo” pudrës hidratuese
Kur bëhet fjalë për pudrën, ekspertët pohojnë se më së miri është që ajo të shmanget gjatë muajve verorë. Kështu pra ju duhet që të shmangni përdorimin e pudrës dhe të vendosni vetëm ngjyrë të kuqe për të theksuar faqet. Nëse megjithatë vendosni që të injoroni këto vërejtje dhe të përdorni pudër, zgjidhni pudër pa shkëlqim dhe atë hidratuese.
Pudra në formë pluhuri
Për dukje më natyrale pudrën e lëngët zëvendësojeni me pudër në formë pluhuri. Edhe pse as ky lloj i pudrës nuk rekomandohet gjatë muajve të verës, por nëse, megjithatë vendosni ta përdorni, zgjidhni pudër të butë me teksturë të lëmuar në nuancë të ngjyrës së kafesë, rozës, të kuqes së errët ose të rozës së errët.
Bronzuesi
Shmangni përdorimin e bronzuesit menjëherë pasi që fytyrën ta keni lyer me krem hidratues, sepse për përdorimin e tij lëkura duhet të jetë e tharë. Bronzuesin duhet vendosur në faqe dhe në sasi më të vogla në ballë, hundë, mjekër dhe qafë.
Ngjyra e kuqe
Për grim ditor më natyral përdorni tekstura të lëngëta në formë kremi dhe të lëmuara me ngjyra të ngrohta dhe transparente. Nëse doni ta arrini efektin e rrezitjes së lehtë, me brushë vendosni pak ngjyrë të kuqe edhe në hundë.
Grimi ditor
Ngjyra e kuqe është armë sekrete, sepse ajo duket sikur e freskon lëkurën, nëse jeni zeshkane, përdorni bronzues, derisa nuancat e koralit ose të pjeshkës së ngjyrës së kuqe u rekomandohen biondeve. Përdorni ngjyra natyrale të hijeve, si janë ato bezhe, nuancat e ngrohta të ngjyrës së kafesë, ngjyra rozë dhe e portokallta, ndërsa mund të përdorni maskarë të zezë ose me ngjyrë kafeje, deri sa të mos mbingarkoni qerpikët tuaj. Lapsin për vetulla zëvendësojeni me maskarë transparente, shmangni lapsin për buzë dhe më tepër përdorni shkëlqyes me ngjyrë rozë, bezhe ose ngjyrë të pjeshkës.
Grimi shkëlqyes
Grimi i tillë preferohet gjatë kohës së ditës, ndërsa përdoret për të theksuar tenin e saporrezitur. Nëse doni që shpejt ta vendosni grimin, zgjidhni korrektorin për mbulimin e parregullsive dhe balsam ose xhela për vetë-nxirje. Balsami është mjet i përkryer për mbulimin e njollave të kuqe dhe ofron iluzionin se nuk keni vendosur asgjë në lëkurë. Nëse doni ta theksoni tenin e sapo rrezitur, për freskim të dukjes vendosni bronzues me shkëlqim ose ngjyrë të kuqe në formë kremi.
Grimi i mbrëmjes
Lejohet përdorimi i pudrës, por mos e teproni. Zgjidhni pjesën të cilën doni ta theksoni, e ajo pjesë lë të jetë ose sytë ose buzët. Në të dy rastet lejohet edhe përdorimi i maskarës. Nëse planifikoni të shkoni në klub të natës, shmangni përdorimin e pudrës së lëngët, më mirë përdorni pudër në formë pluhuri. Përdorni hije të nuancave metalike dhe shkëlqyes holografik për buzë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Nuk jeni i sigurt nëse partneri juaj është personi i duhur për ju? Këto janë shenjat që konfirmojnë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak

Me këto veprime, partneri juaj tregon se ju do dhe ju respekton vërtet

Nëse bashkëshorti bisedon me ty vetëm kur i teket atij: Kështu duhet të veprosh!

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Nuk jeni i sigurt nëse partneri juaj është personi i duhur për ju? Këto janë shenjat që konfirmojnë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Nëse bashkëshorti bisedon me ty vetëm kur i teket atij: Kështu duhet të veprosh!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi