Sa kanë shpenzuar partitë politike në dhjetë ditët e para të fushatës zgjedhore në Maqedoni?

Raportet e para për shpenzimet e fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale – 2017 kanë arritur te KSHZ, Revizori shtetëror dhe Komisioni anti-korrupsion pikërisht para përfundimit të afatit, njofton Telegrafi Maqedoni.
Lëvzija Besa dhe dy partitë në pushtet – BDI dhe Aleanca për shqiptarët, sipas raporteve financiare që kanë dorëzuar shënojnë saldo negative.
BDI ka shpenzuar mbi 143.000 euro, edhe pse në llogarinë për zgjedhjet i kanë arritur 65.000 euro nga anëtarësia. Gjendje e ngjashme vërehet edhe me Aleancën për shqiptarët, ku në llogarinë e tyre kanë hyrë 32.500 euro, por kampanja dhjetë ditore i ka kushtuar 36.500 euro.
Partia opozitare Besa, në llogarinë e saj bankare ka pranuar gjithsej 19.000 euro nga donacionet dhe anëtarësia, ndërsa ka shpenzuar 19.500 euro.
Edhe partitë nga blloku politikmaqedonas kanë shpenzuar më shumë nga ajo që kanë pranuar.
Dhjetë ditët e para të fushatës, në llogarinë bankare të partisë në pushtet kanë arritur 40.000 euro dhe donacione prej rreth 211.000 euro nga anëtarësia, ku nga kjo llogari LSDM deri më tani ka shpenzuar 42.000 euro.
Në llogarinë e veçantë të partisë më të madhe opozitare OBRM-PDUKM-së, në këtë periudhë nuk ka pasur hyrje të mjeteve të reja financiare. Por partia, në raportin për shpenzimet e deritanishme për fushatën zgjedhore ka evidentuar një shumë mbi 1.300 euro, para nga pagesat e anëtarësisë.
Partia më modeste me të hyra dh etë dala gjatë kësaj pjese dhjetë ditore të fushatës zgjedhore është ‘E majta’. Kanë pranuar 2.000 euro dhe kanë shpenzuar 1.300 euro.
Gjithsej 18 parti politike dhe kandidatë të pavarur kanë dorëzuar raport të llogaridhënies për paratë e shpenzuara gjatë kësaj periudhe.
Partitë, në raportet e tyre kanë theksuar se kryesisht finansohen nga donacionet e anëtarëve të partisë, si dhe të ardhurat që realizon vetë partia. Partitë politike i pret edhe një llogaridhënie financiare për dhjetë ditët e ardhshme të fushatës. Përveç kësaj, 30 ditë pas mbylljes së llogarisë së veçantë ata do të duhet të dorëzojnë edhe raportin përfundimtar të cilin janë të obliguar ta shpallin edhe në ueb faqet e tyre./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë