LAJMI I FUNDIT:

Sa ka shpenzuar Kosova brenda një viti për një ambasadë dhe pesë konsullata në Gjermani?

Sa ka shpenzuar Kosova brenda një viti për një ambasadë dhe pesë konsullata në Gjermani?

Gjermania është shteti në të cilin Kosova ka hapur më së shumti përfaqësi diplomatike dhe konsullore.

Përpos Ambasadës në Berlin në krye me Faruk Ajetin, i ka edhe pesë Konsullata të Përgjithshme të shpërndara në Stuttgart, Dusseldorf, Mynhen, Hamburg dhe Frankfurt. Por sa i kanë kushtuar shtetit në përgjithësi këto gjashtë misione brenda një viti?


Për rezidencën e ambasadorit Faruk Ajeti në Berlin, gjatë vitit 2023 nga arka e shtetit janë paguar 45 mijë e 600 euro, apo 3 mijë e 800 euro në muaj.

Kostoja mesatare e jetesës në Berlin llogaritet të jetë 1 mijë e 847 euro, dhe si e tillë hynë në top 19% të qyteteve më të shtrenjta në botë, apo e 1759-ta në listën globale prej 9294 qytetesh. Mesatarja e qirasë dhe shpenzimeve vlerësohet të jetë 1 mijë e 40 euro e 49 centë për një person, apo 2 mijë e 21 euro e 34 centë për një familje me katër persona. Këto të dhëna bazohen në përditësimet e fundit të “Livingcost”,  e cila bënë krahasimin e kostove të jetesës dhe çmimeve nëpër botë.

Për drekat zyrtare të misionit diplomatik në Berlin janë harxhuar 14 mijë e 875 euro e 39 centë, që është e dyta në listë për nga shpenzimet e drekave zyrtare nga të gjitha ambasadat nëpër botë. E para prinë Konsullata e Përgjithshme në Strasburg me 23 mijë e 139 euro e 55 centë.

Ndërsa për derivate u shpenzuan 11 mijë e 563 euro e 63 centë. Shuma e harxhimeve për derivate në Berlin është  nga më të mëdhatë në krahasim me misionet tjera diplomatike nëpër botë. E vetmja që ia ka kaluar është ambasada e Kosovës në Hagë, me 12 mijë e 181 euro e 14 centë.

Faruk Ajeti gjatë vitit 2023 ka marrë pagë mujore 4 mijë e 693 euro e 89 centë, ndërsa sigurimi shëndetësor për të ka kushtuar 16 mijë e 401 euro e 24 centë.

Për telefoni mobile, ai ka shpenzuar 1 mijë e 321 euro e 25 centë për një vit, raporton Kallxo.

Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka dërguar të dhëna për shpenzimet e konsullatave të përgjithshme nëpër pesë qytetet gjermane, megjithatë ka dërguar pagat mujore të përfaqësuesve nëpër to.

Konsulli i përgjithshëm në Frankfurt, Gëzim Gashi ka pasur pagën mujore në vitin 2023, 3 mijë e 386 euro e 20 centë; konsulli përgjithshëm në Mynhen, Afrim Nura 3 mijë e 301 euro e 86 centë; këshilltarja e përkohshme në Hamburg, Saranda Osmani Krasniqi 2 mijë e 297 euro e 99 centë; këshilltarja në Dyselforf, Mirsada Voca 2 mijë 247 euro e 23 centë, ndërsa këshilltari Hamdi Bërbatovci në Stuttgart 2 mijë e 138 euro e 80 centë.

Në përgjithësi kostoja e jetesës në Gjermani për një muaj parashihet të sillet rreth 1 mijë e 452 euro e 78 centë për një person, apo 3 mijë e 542 euro e 67 centë për një familje katër antarëshe, gjithnjë sipas databazës “Livingcosts”.

Mbulimi i shpenzimeve të ambasadorëve është i përcaktuar me ligjet e Kosovës. Përveç pagës mujore, ambasadorët e Kosovës që nga viti 2023 përfitojnë edhe nga Rregullorja për kompensime përmes së cilës përfaqësuesi diplomatik kompensohet për shpenzimet e fëmijëve nën moshën 18-vjeçare. Për fëmijën e parë llogaritet shtesa prej 10 për qind e pagës mujore; për fëmijën e dytë, 8 për qind; për fëmijën e tretë, 6 për qind, kurse për katër e më shumë fëmijë llogaritet shtesa prej 5 për qind e pagës mujore.

Gjermania është një nga shtetet me diasporën më të madhe shqiptare nga Kosova.

Bazuar në të dhënat nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2011, mbi 35% të të gjithë popullsisë kishte emigruar në Gjermani dhe më pas në Zvicër me rreth 23% si dhe në Itali mbi 7%. Por, edhe pas luftës ka pasur migrime të shumta për në vendet perëndimore, por nuk ka të dhëna për shkak se akoma nuk është bërë regjistrimi i popullsisë.

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori