Eksperti i çështjeve ekonomike, Emanuel Bajra në një intervistë për emisionin “Përballje” ka folur për Trustin Pensional të Kosovës, sa janë të sigurta mjetet financiare, nevojën për ndryshimin e Ligjit për Fondin Pensional dhe çështjen e shumë përfolur pse nuk mund të tërhiqen mjetet nga Trusti në rastet kur qytetarët kanë nevojë për arsye shëndetësore.
Bajra i cili është edhe kryetar i Bordit në Trustin Pensional, por në cilësinë e ekspertit për çështje ekonomike në intervistën me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com tha se mjetet financiare janë të sigurta.
“Gjithsesi që janë të sigurta… ne gjithë riskun e perceptojmë ndryshe.. nëse e ke fjalën a janë paratë e sigurta ku janë investuar gjithsesi që janë sepse ato edhe po japin kthim. Këtë vit kemi pasur 118 milionë kthim bruto prej 2.7 miliardave. Është besoj arritje e madhe…”, tha ai.
Sipas tij, me gjithë lëkundjet, parat ku janë investuar janë të sigurta.
“Janë të sigurta, ka kthim pa marr parasysh lëkundjet që kanë qenë lart e poshtë ne si Trust kemi qenë të pozicionuar në anën pasive të investimeve me një kthim pakëz më të vogël, por solid … humbjet nuk i kemi siç i kanë fondet tjera shumë të mëdha, mbi 3 për qind, 4 e 5 për qind. Ne nuk kemi pasur humbje për një kohë rekorde”, u shpreh eksperti i çështjeve ekonomike.
Bajra tutje theksoi se edhe mënyra dhe strategjia e alokimit është e rëndësishme, pastaj është një bord i ri e me eksperiencë.
Por, pse paret nuk investohen në Kosovë?
Bajra, lidhur me këtë tha se duhet të bëhet më shumë dhe të ndryshohet ligji.
“Po foli si njohës i çështjeve ekonomike. Personalisht unë mendoj se duhet të bëhet më shumë në atë drejtim, me ndryshu Ligjin për Fondin Pensional të Kosovës dhe me ndërtu një arkitekturë tjetër financiare që kapitali i investuar jashtë, jo i tëri të kthehet në Kosovë, se duhet mu shfrytëzu edhe avantazhi i tregut për shkak se plot 756 milionë i kemi të kthyera prej 23 vjetësh investime jashtë.
Por, për mua personalisht nuk është i mjaftueshëm…”, tha ai.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Emanuel-Bajra-interviste-foto-Ridvan-Slivova-30-2.jpg)
Eksperti Bajra foli edhe për rëndësinë e hapjes së tregut të pensioneve, pasi aktualisht janë vetëm dy.
“Vitet e 20, 30 edhe të 40 që pretendojnë të pensionohen mbi moshën 65 vjeçare duhet ta ketë komoditetin e të jetuarit me dinjitet, pa probleme financiare. Sikur në perëndim. Ne duhet të hapim edhe tregun e pensioneve, ne i kemi veç dy. [Të hapet tregu] në mënyrë që njerëzit mu shpërnda, ku donë ata me kontribu, me marr riskun…”, tha ai.
Pse nuk mund të merren paratë nga Trusti, edhe në rastet kur qytetarët kanë nevojë për çështje shëndetësore?
Bajra ka folur edhe për një çështje shumë të rëndësishme dhe që shpeshherë qytetarët janë ankuar se nuk mund t’i marrin mjetet e tyre në Trust as në rastet kur ka të bëjë me shëndetin.
“Unë mendoj se duhet me pas hapësirë që kur të reformohet Ligji me bo diçka në këtë drejtim. Por, në anën tjetër është rrezik i madh për fondet pensionale në përgjithësi, jo vetëm në Kosovë.Ne e patëm eksperiencën e tërheqjes së 10 përqindëshit, ka krijuar një lloj mendësie tjetër”, tha ai.
Bajra theksoi tutje se kjo çështje duhet të adresohet me seriozitet dhe duhet të gjendet një mënyrë.
“… qysh po ndërlidhen gjërat, jemi tu e përjetu një demografi, plakje më të madhe, njerëzit kanë mu smu më shumë, kanë me pas nevojë ma shumë për kesh. Duhet të gjendet këtu një mënyrë. Në perëndim i ke mundësitë e blerjes së anuitetit. Mund të bësh tërheqje prej një fondi në fondin tjetër… ma shumë e merr përfitimin…”, tha ai.
Sipas tij, ka mekanizma që mund të bëhen dhe është obligim i politikanëve të merren me këtë.
“Nëse isha pyetur unë si njohës i çështjes ka hapësirë që mu kriju mundësi…së pari njerëzit me kuptu pse kursejnë në fonde pensionale… Për kontributdhënësit është pension, është masë e akumulimit të kursimeve jetësore për pleqëri…”, tha ai.
Bajra ka folur edhe për depozitat në banka. Ai po ashtu foli për Fondin Sovran dhe Tregun e Kapitaleve.
“Duhet të jemi optimist dhe pragmatik…vendi ka nevojë, vendi është shtjerë prej qarkullimit të parasë, i kemi remitancat që po ndihmojmë, po ndihmojmë një aspekt të ekonomisë. Unë besoj se kemi nevojë për eksplozion të kapitalit, për me ju dhënë mundësi ndërmarrësve të ri me pas qasje në kapital”, tha ndër të tjera eksperti e ekonomisë.
Pjesën ku Bajra flet për të gjitha këto çështje mund ta shikoni nga minuta e 18-të. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/026292b1-eb95-4de3-b9ea-268839beff30-1-780x439.jpg)
Festoni Pavarësinë e Kosovës në Grand Blue Fafa Resort & Spa
![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Telegrafi-Jobs-780x439-2.png)
Telegrafi Jobs - Ku ëndrrat profesionale bëhen realitet!
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-bojkoton-780x439-1-1.jpg)
"KOSOVA BOJKOTON", një numër i madh i qytetarëve i bashkohen iniciativës për bojkot të maketeve sot dhe nesër
![Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/96121739614952-e1739641394504-780x439.jpg)
Bizneset kërkojnë heqjen e tarifës për pagesat elektronike me POS, ja çfarë thonë nga BQK-ja?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë