LAJMI I FUNDIT:

Sa gabime drejtshkrimore i bën Zafiri, në një postim!

Sa gabime drejtshkrimore i bën Zafiri, në një postim!

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, në profilin e tij personal në FB, ku e ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ka bërë gabime të mëdha drejtshkrimore.

Ai nuk ka ditur ta shkruajë fjalën institucion, por as emrin e institucionit më të lartë juridik – Gjykatës Kushtetuese. Në vend se ta shkruajë Kushtetueses, e ka shkruar “kushtetuses”.

Megjithatë, ky është vetëm njëri nga gabimet në vargmalin e gabimeve në atë fjali, se janë edhe dhjetëra gabime të tilla, deri tek ato që e kthejnë në banalitet një fjalë. Në vend se ta shkruante lidhëzën “që”, Zafiri shkruan “qi”. /Infokusi/