LAJMI I FUNDIT:

Sa është i dëmshëm alkooli në shtatzëni dhe derisa ushqeni beben me gji

Sa është i dëmshëm alkooli në shtatzëni dhe derisa ushqeni beben me gji
Pregnant woman with a glass of wine on the stomach

Konsumimi i herëpashershëm i sasisë së vogël të alkoolit nuk do të ndikojë dukshëm në rritje dhe zhvillim të fëmijës suaj, mirëpo ekspertët tërheqin vërejtjen që nënat që i kanë foshnjat në gji dhe shtatzënat duhet të shmangin alkoolin.

Gjithashtu alkooli mund të arrijë deri te fëmija juaj nëpërmjet qumështit, andaj gjatë kohës kur i jepni gji fëmijës mos konsumoni alkool, transmeton Telegrafi.


Studimet kanë treguar që fëmijët me rastin e ushqimit me qumështin e nënës konsumojnë më pak qumësht, pasi që në trup keni futur në çfarëdo forme qoftë alkool.

Jo që fëmija juaj do të konsumojë sasi më të vogël qumështi, ai, besuat ju apo jo, ai, do të bëheni mahmur (vështirë do të zgjohet nga gjumi), por do të fle gjumë shumë më shpejt seç keni konsumuar ju alkoolin.

Edhe pse kjo ju duket si solucion i mirë, pikërisht pas kësaj fshihen probleme të shumta. Fëmija do të ketë gjumë shumë të parehatshëm dhe do të zgjohet shpesh.

Gjithashtu, konsumimi juaj i dukshëm i alkoolit do t’ju pamundësojë që të kujdeseni si duhet për fëmijën tuaj.

Nëse megjithatë keni vendosur që kohë pas kohe të konsumoni pijen e preferuar alkoolike, kini parasysh që është e nevojshme dy deri në tri orë trupi juaj të eliminojë në tërësi alkoolin e vetëm një gote birre apo vere.

Kjo kohë megjithatë varet nga konstrukti juaj trupor sa mund të pini alkool, mirëpo sa më shumë që të pini, trupit tuaj sërish do t’i nevojitet më shumë kohë që ai alkool të eliminohet nga organizmi juaj.

Prandaj, nënave u rekomandohet që nëse planifikojnë të ngrenë dolli, ta bëjnë atë menjëherë pas ushqimit të fëmijës në mënyrë që trupi i tyre të arrijë të eliminojë atë alkool. /Telegrafi/