Personaliteti është ai që të dallon nga të tjerët – disa shkëlqejnë në ambiente sociale, ndërsa të tjerë e adhurojnë qetësinë. Por a e ke menduar ndonjëherë se cilit tip i përket ti?
Studiuesit kanë përmbledhur personalitetin në 5 tipare kryesore: hapja ndaj përvojave të reja, ndërgjeshmëria, sa ekstrovert je, mirësia dhe neuroticizmi.
E vërteta është se askush nuk është ekstrovert apo introvert – shumica ndodhet diku në mes. Le të zbulojmë se ku bie ti në këtë “oqean” personalitetesh!
1. Je kurioz apo më praktik?
Nëse dashuron të mësosh gjëra të reja, ke ide të pazakonta dhe nuk ke frikë të dalësh nga zona e komfortit, atëherë je një person i hapur ndaj përvojave të reja. Por nëse preferon traditën dhe sigurinë, mund të jesh më i prirur drejt praktikës sesa eksperimentimit.
2. Planifikon çdo detaj apo i lë gjërat për në moment të fundit?
Nëse je organizuar, i përpiktë dhe mendon gjithmonë para se të veprosh, atëherë ke një ndërgjeshmëri të lartë. Por nëse shpesh të ndodh të harrosh takime apo të bësh gjërat në minutën e fundit, ndoshta je më spontan (ose më i çorganizuar), shkruan Verywell Mind.
3. Merr energji nga njerëzit apo nga vetmia?
Ekstrovertët janë ata që ndihen në zonën e tyre kur janë të rrethuar nga njerëz dhe aktiviteti social i gjallëron. Në anën tjetër, introvertët preferojnë më shumë qetësinë dhe shoqërinë e ngushtë, duke u ndjerë të lodhur nga shoqëria e tepërt.
4. I beson lehtë njerëzit apo je më dyshues?
Personat me një nivel të lartë mirësie janë të ngrohtë, të dashur dhe të gatshëm për të ndihmuar. Ata që kanë më pak nga ky tipar janë më skeptikë, më konkurrues dhe ndonjëherë më të ftohtë në marrëdhëniet e tyre.
5. Mbizotëron qetësia apo ankthi te ty?
Nëse përjeton shpesh ankth, stres dhe ndryshime humori, atëherë mund të kesh një nivel të lartë neuroticizmi. Në të kundërt, ata që janë më të qetë dhe më të qëndrueshëm emocionalisht nuk e lejojnë stresin të ndikojë në vendimet e tyre.
Po ti, ku e sheh veten?
Personaliteti nuk është një etiketë fikse – ai mund të ndryshojë dhe të zhvillohet me kohën. E rëndësishme është të njohësh veten dhe të kuptosh se si këto tipare ndikojnë në vendimet dhe marrëdhëniet e tua, citon Anabel.
Pra, a je më shumë eksplorues apo praktik? Më shumë organizator apo spontan? Dhe mbi të gjitha, sa mirë e njeh vërtet veten? /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ata ndajnë këshillat e tyre më të mira, katër shenjat më të mençura të zodiakut

Sheh në ëndërr veten sikur je shtatzënë, zbulo tani kuptimin e saj

Limoni dhe soda e bukës janë produkte të përkryera për pastrimin e lavamanit të kuzhinës
Tri shenjat e zodiakut që më së shumti kanë gjasa të thyejnë zemrën e një Demi
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Gaforres do të pendohej nëse do të ndahej
Periudha më e pikëlluar e jetës e Sylvester Stallones: E ka shitur qenin e vet për 25 dollarë për të mbijetuar – tregim i cili do t’ju bëjë të qani!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Burri nga Kosova ther me thikë rëndë gruan e tij në sy të djalit 7-vjeç në Gjermani

Specialja i referohet "Kosovo i Metohija", avokati Bajraktari: Ka fakte që procesi është i manipuluar nga Serbia

Lajm jo të mirë për kosovarët që duan të punojnë në Gjermani

Flick zbulon se Yamal donte të zëvendësohej për t'i dhënë minuta Ansu Fatit

Quni pret kërkim falje nga Kurti për fjalën “hajvan”, për ta rishqyrtuar vendimin për konsultim

Grabitje e armatosur në Fushë Kosovë, policia jep detaje