Nga: Blendi Devolli
Sa herë e dëgjoj ezanin, ndiej dhimbjen e ditëve të kaluara pa e kujtuar Zotin, po më shumë të ditëve që i thash të dua, e Ai, po Ai, më priti hapur, pa kushte. E lashë si të dytin, edhe pse prore më priti; dhimbjen e ditës ia thash natën, kur nuk gjeta derë tjetër. Se, e di që ai më pret prapë, pa kushte, njëjtë, krejt njëjtë, si ditën e parë, pa më këqyr a e kisha hakikat hakun.
Sa herë e dëgjoj ezanin, botën e mbledh në grusht, e më duket e vogël fort. E, unë jam edhe më i vogël. Në fakt sa një dromcë, më pak sa një hiç… Se, Qielli lartë edhe pse ngre kokën, prapë shumë, shumë larg duket. E të shtatë janë, një mbi një, e mbi to është në fron, qysh vetëm Atij si kurrkujt tjetër i rri, si kurrkush tjetër, Madhështori.
Sa herë e dëgjoj ezanin, ndërmend e kam fqinjin, aty afër, që nuk ia njoha dertin e dermanin, e ai e kishte barkun thatë. Ishte barkthatë, e unë pata sevda. E, çka i them Bujarit nesër kur me pyet: “Pse nuk erdhe kur të ftova?”. E pse më kërkove ti, kur ti je mjaft i mjaftueshëm. Çka të duhet insani i dheut e i ujit, një pikë uji? Kam frikë se më thotë: “Se në sy me lot isha unë, e ti nuk i fshiva ato me lotin e gëzimit”
Sa herë e dëgjoj ezanin, e dëgjoj edhe emrin e Tij, e më rrudhet krahu se çfarë xhevapi do t’i jap Atij që i thash se jam besnik në udhën Tënde, të kam më të dashurin, yrnek, kurban bëhem për ty. A mos do të më thotë: “S’je me mua, as prej meje, se le vocërrakun dath-e-desh’; se nuk e lype miskinin kur ai i vramë e i ndrydhur prej turpit rënkonte rrugëve të qytetit bosh, pa njerëz, por me shpresë, se veç ajo i pat mbet, ti si ke aty afër”.
Sa herë e dëgjoj ezanin, më kujtohet nana, e qeshura deri në dhëmballë, mallëngjimi, dora që nuk ma prek më kryet, e nuk t’i tregon përrallat që përsëriten, e përsëriten, po të duket si herë e parë, çdo herë, përherë. E krejt dyzenet e dynjasë si duken asgjë prej teje, afër teje. E të bën rixha me ashk, që me qenë mirë me punë, punëmirë e udhëdrejt.
Sa herë e dëgjoj ezanin, më kujtohet udhëtari që për hije ra ndër pemë, po se udha nuk e priti, u çua ev shkoi, mori do fllad e hije, po shkoj, se tha nuk e lë dritën e nurin për një hije. Edhe ne jemi hije, që veç silueta jonë mbetet. E ne shkojmë si udhëtari atje ku na këputet dhimbja e na verbohen sytë, veç defteret nisin çelen.
Sa herë e dëgjoj ezanin…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë