Katër nga 16 të akuzuarit për rastin e njohur si “Subvencionet 6” kanë arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Prokurorinë Speciale.
Kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri në seancën e cila u mbajt më 20.08.2024 njoftoi se të akuzuarit që kanë arritur marrëveshje për pranim të fajësisë janë Halit Berisha, Milit Basha, Festim Omuraj dhe Sadat Qazimi.
Kurse i akuzuari Fatmir Shala ka pranuar fajësinë për veprën penale të marrjes së ryshfetit dhe të mashtrimit me subvencione.
“E pranoj fajësinë për dy veprat penale në tërësi” – deklaroi i akuzuari Fatmir Shala.
Ndërsa 11 të akuzuarit e tjerë Enver Ibishi, Luan Statovci, Berat Nika, Arton Elezi, Bashkim Mani, Salih Statovci, Almir Abdurramani, Liridon Fandaj, Ingrit Kuqi, Halil Krasniqi dhe Salih Ilazi nuk kanë pranuar se kanë kryer veprat penale që prokuroria ua ka vënë në barrë.
Aktakuza lidhur me këtë rast është ngritur më 08.04.2024 dhe e njëjta në shqyrtimin fillestar u konsiderua e lexuar me pajtimin e palëve në procedurë. Prokuror i këtij rasti është Rafet Halimi.
Ndërsa në fund të seancës gjykata nxori aktvendim të veçohet procedura penale kundër të akuzuarve Festim Omunaj, Milit Basha, Fatmir Shala, Sadat Qazimi dhe Halit Berisha për veprat penale siç janë të cekura në aktakuzë dhe për të cilët e kanë pranuar fajësinë.
Ndërsa avokatja Arbnora Shefkiu e cila është mbrojtësja e të pandehurit Fatmir Shala i cili e pranoi fajësinë gjatë seancës së sotme propozoi të mbahet seancë për matje të dënimit, ndërsa lidhur me këtë kryetari i trupit gjykues nxori aktvendim që kjo seancë të mbahet gjatë muajit gusht dhe pas seancës për matje të dënimit të bëhet shpallja ndaj këtyre 5 të akuzuarve të cilët e kanë pranuar fajësinë.
Çka thotë dosja e prokurorisë?
Sipas dosjes së prokurorisë i pandehuri Enver Ibishi më datë 05.12.2018, në një kafiteri në Ferizaj në cilësinë e personit zyrtar, si Inspektor Teknik në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë ka pranuar ryshfet nga Fatmir Shala me qëllim që të veprojë në kundërshtim me detyrën zyrtare.
Në aktakuzë thuhet së Fatmir Shala fillimisht me datë 13.04.2018 aplikon për përfitim të subvencioneve me të dhënat personale të vëllait Mustafë Shala për kunguj konvencional, por i pandehuri Enver Ibishi së bashku me një praktikant gjatë kontrollit në teren me datë 02.08.2018 paraqet vërejtje se ka shpërpushje në mes të aplikimit dhe gjendjes në teren në sipërfaqe, por Fatmir Shala nuk ishte pajtuar, e të cilin të nesërmen në një kafiteri në Ferizaj, Enver Ibishi e paralajmëron se nëse përpilon raport negativ do t’i humb të gjitha subvencionet dhe do të vendoset në listën e zezë.
Tutje sipas aktakuzës gjatë bisedës, Fatmir Shala arrin marrëveshje që Enver Ibishi do të ndikojë në AZHB në Prishtinë që të ndërrohet aplikacioni dhe nga aplikimi nr.29/90997, datë 13.04.2018 për kunguj konvencional, të paguhet për kunguj organik dhe kërkon diferencën nga subvencioni që Fatmir Shala t’i jep të pandehurit Enver Ibishit shumën 34,480.00 euro pastaj përpilon rrejshëm Raportin nr.26/23409,datë 02.08.2018 kinse gjithçka është në rregull dhe në bazë të raporteve të rrejshme merret vendimi Ref:AZHB.07/4/2-029770/2018, datë 04.10.2018, në shumë 58,102.00 euro.
Sipas aktakuzës, kur ekzekutohen pagesat, Mustafë Shala i tërheq parat nga llogaria bankare dhe i dërgon të pandehurit Fatmir Shala. Sipas prokurorisë, më datë 05.12.2018 i pandehuri Fatmir Shala i dorëzon ryshfet të pandehurit Enver Ibishit 34,480,00 euro, ndërsa Fatmir Shala i ndal për veti 23,622.00 euro. Me këto veprime i pandehuri Enver Ibishi ka kryer veprën penale “Marrje Ryshfeti”.
Sipas dosjes së prokurorisë, i pandehuri Luan Statovci nga data 16.10.2020 deri me 15.02.2021, në Prishtinë, në cilësinë e personit zyrtar, si Drejtor për pagesa direkte në agjencinë për Zhvillimin e bujqësisë duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, përmes vëllait Salih Statovci në mënyrë të tërthortë pranon ryshfet nga Halil Krasniqi që të veprojë në kundërshtim me detyrën zyrtare.
Sipas aktakuzës, i pandehuri Luan Statovci përmes Salih Statovcit pranon nga Halil Krasniqi ryshfet gjithsej 21,807,00 euro. Me këto veprime i pandehuri Luan Statovci ka kryer veprën penale “Marrje Ryshfeti”, raporton Kallxo.
Të pandehurit Enver Ibishi, Luan Statovci dhe Berat Nika akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Marrje Ryshfeti”.
I pandehuri Luan Statovci dhe Artan Elezi akuzohen për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.
I pandehuri Enver Ibishi akuzohet për veprën penale “Mashtrim në detyrë”.
I pandehuri Bashkim Mani për veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.
I pandehuri Milit Basha dhe Festim Omuraj akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mashtrim në detyrë”.
I pandehuri Artan Elezi akuzohet për veprën penale “Pengim i të provuarit apo procedurës zyrtare”.
I pandehuri Salih Ilazi, Fatmir Shala dhe Halil Krasniqi akuzohen për veprën penale “Dhënie ryshfeti”.
I pandehuri Salih Statovci akuzohet për veprën penale “Ndihmë në marrje ryshfeti”.
I pandehuri Almir Abdurrahmani akuzohet për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
I pandehuri Halil Krasniqi, Salih Ilazi dhe Ingrit Kuqi akuzohen për veprën penale “Mashtrim me subvencione”.
I pandehuri Fatmir Shala akuzohet edhe për veprën penale “Mashtrimi me subvencione në vazhdimësi”.
I pandehuri Liridon Fandaj akuzohet për veprën penale “Ndihma në mashtrim me subvencione”.
I pandehuri Salih Statovci akuzohet për veprën penale “Ndihmë në falsifikimin e dokumenteve”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje