LAJMI I FUNDIT:

RWE tërhiqet nga procesi tenderues “Kosova e Re”

RWE tërhiqet nga procesi tenderues “Kosova e Re”

Kompania gjermane RWE ka njoftuar se është tërhequr nga procesi tenderues i ndërtimit dhe operimit të Termocentralit “Kosova e re”, përfshirë këto edhe minierën e Sibovcit.

Në njoftimin zyrtar të Kompanisë thuhet se, projekti në fjalë është ballafaquar me zhvillim më të ngadalshëm se plani fillestar dhe në ndërkohë mundësi të reja të rritjes janë paraqitur për RWE-në.

“Grupi RWE tani ka rishikuar involvimin e saj në projekt dhe ka vendosur të tërhiqet”.


Arsyet për tërheqje sipas Kompanisë RWE janë çështjet e kompleksitetit si dhe nivelit të pjekurisë së projektit.

“Ky vendim nuk nënkupton domosdoshmërisht tërheqjen nga Kosova, por thjesht tërheqjen nga ky projekt specifik”. /Telegrafi/