LAJMI I FUNDIT:

Rutina me ushtrime JOGA që do t’ju bëjë më të lumtur për 15 minuta (Video)

Rutina me ushtrime JOGA që do t’ju bëjë më të lumtur për 15 minuta (Video)

Joga, jo vetëm që është mënyrë e mirë për ta tonifikuar dhe përmirësuar pjesën fizike të trupit, por nën vete ngërthen edhe shumë përfitime shëndetësore që shtrihen përtej palestrës.

Në fakt, studime të shumta kanë treguar se ushtrimet e jogas e përmirësojnë shëndetin e zemrës, ndihmojnë në menaxhimin e simptomave të diabetit dhe e rrisin performancën e trurit, transmeton Telegrafi.


Joga mund të ndihmojë edhe në përmirësimin e shëndetit mendor duke i zëvendësuar ndjenjat e shqetësimit dhe depresionit me ndjenja pozitive.

Sidoqoftë, më poshtë e keni një rutinë të jogas nga instruktorja Mandy Ingber, dhe secili ushtrim që gjendet në këtë video është dizajnuar t’jua rritë lumturinë dhe nivelet e kënaqësisë. Namaste! /Telegrafi/